Të ftuar:

Ervin Salianji – Ish-Deputeti i PD-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një tjetër bisedë telefonike, e përgjuar sipas tij nga prokuroria, mes Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi ( në vitin 2018) dhe Fredi Alizotit.

“Opinion.al” raporton se sipas Salianjit, i cili ishte i ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të hëne, Alizoti u pagua për të thënë që ishte aktori që ka bërë zërin e Geron (Agron) Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku vëllai i ish-ministrit të Brendshëm akuzohet për trafik droge.

Albert Nushi (drejtor Policie): Fredi…

Fredi Alizoti: Përshëndetje, ça bën o? Po ku je o? Unë në kryeqytet…

Albert Nushi (drejtor Policie): Kryeqytet ë??

Fredi Alizoti: Eee A dëgjon? Thuaji çik atij shefit të madh, unë jam ku më le atë natë, ta takoja cik sonte.

Albert Nushi (drejtor Policie): Ca do?

Fredi Alizoti: Ta takoja cik atë shefin tënd

Albert Nushi (drejtor Policie): Po ku je o?

Fredi Alizoti: Ku më le atë natë thash o burr, në kryeqytet… E atje, këtu jam.

Albert Nushi (drejtor Policie): Po shiko mua, nesër në orën 9… Po çne ti, ike direkt?

Fredi Alizoti: O lla unë nuk kam më kthim mbrapa, ato që janë bërë janë bërë. Nuk ka më kthim mbrapa.

Albert Nushi (drejtor Policie): Po, pooo.

Fredi Alizoti: Merre çik shefin dhe jam këtu lart, e ke parasysh dua ta takoj se s’bën sonte. Sonte se s’bën, gjallë a vdekur.

Sipas përgjimeve në lidhje me dosjen “Babale”, që Salianji thotë se janë të bëra nga prokuroria, Fredi Alizoti në një bisedë me një shokun e tij, pranon se do bëjë burg dhe do marrë që i takon.

“Unë i kam muhabetet, të bëjë dhe një vit burg të marrë dhe atë që më takon dhe të shikoj hallin. Ai motërq*** Pse se hapin telefonin k*rvat”

“Ky merr një shokun e vetë dhe i thotë që unë po marr lekët se ata janë kështu si janë. Është e qartë. 1 vit burg e di kush dënohet, dëshmia e rremë. E kanë mësuar, që po na shpëtove ti maksimumi një vit burg do bësh. Janë të gjitha copëza, që tregojnë se këtu ka një sajim”, tha ish deputeti demokrat.