#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Një vilë në një nga liqenet e famshme të veriut të Italisë. Ka një oborr mbi 40 mijë metra katrorë, brenda së cilës ka vepra të rralla të artit botëror nga Pikaso e Dega. Vila e vjetër i përket shek. XVIII dhe prej vitit 1981 ka qenë pronë e një gjermani, një prej njerëzve më të pasur të Europës në vitet ’80. Ky pronar gjerman që nuk kishte fëmijë, refuzoi t’ia shiste vilën Silvio Berlusconi dhe një sërë pasanikësh të tjerë, si Roman Abramoviç sepse nuk përputheshin me parimet e biznesit që ai kishte. Në vitin 2022 ai vendosi t’ia shesë këtë vilë pas një bisede disa orëshe, një biznesmeni shqiptar. Ky i fundit ka kërkuar të mbetet anonim. Vila është e rrallë sepse ndodhet buzë liqenit, ndodhet në krah të vilës së Berlusconi, Donatella Versace dhe pas saj ndodhet ish-vila e Benito Musolinit. Në këtë vilë shkojnë vazhdimisht personalitete, ka kaluar pushimet për thuajse 30 vjet kancelari gjerman Helmut Kohl, Konrad Adenauer ka qëndruar për disa nga muajt e fundit të jetës, kanë kaluar pushimet 4 kryeministra japonezë.
Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatiore flet për samitin e Komunitetit Politik Europian që u mbajt të premten në Tiranë. Pirdeni jep një historik të shkurtër të asaj që ka ndodhur dhe më e rëndësishmja, pyetja: Sa shanse ka Shqipëria për t’u integruar në BE brenda afatit 2030?
Ethem Aga, një emigrant shqiptar që në zgjedhjet e këtij viti kandidoi për Partinë Demokratike në qarkun e Tiranës. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1990 me ambasadat drejt Francës duke pasur në xhep vetëm një pronë, diplomën e shkollës së lartë në degën e Agronomisë. Ai tregon ndarjen me babain, kundërshtimin e tij për t’u larguar, si hyri në ambasadën franceze, rrugëtimin, familjen që e dinte të vdekur, rrëfen si arriti ta lajmëronte familjen dhe në Paris u përfshi si pedagog, por edhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e golfit.