#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Një vilë në një nga liqenet e famshme të veriut të Italisë. Ka një oborr mbi 40 mijë metra katrorë, brenda së cilës ka vepra të rralla të artit botëror nga Pikaso e Dega. Vila e vjetër i përket shek. XVIII dhe prej vitit 1981 ka qenë pronë e një gjermani, një prej njerëzve më të pasur të Europës në vitet ’80. Ky pronar gjerman që nuk kishte fëmijë, refuzoi t’ia shiste vilën Silvio Berlusconi dhe një sërë pasanikësh të tjerë, si Roman Abramoviç sepse nuk përputheshin me parimet e biznesit që ai kishte. Në vitin 2022 ai vendosi t’ia shesë këtë vilë pas një bisede disa orëshe, një biznesmeni shqiptar. Ky i fundit ka kërkuar të mbetet anonim. Vila është e rrallë sepse ndodhet buzë liqenit, ndodhet në krah të vilës së Berlusconi, Donatella Versace dhe pas saj ndodhet ish-vila e Benito Musolinit. Në këtë vilë shkojnë vazhdimisht personalitete, ka kaluar pushimet për thuajse 30 vjet kancelari gjerman Helmut Kohl, Konrad Adenauer ka qëndruar për disa nga muajt e fundit të jetës, kanë kaluar pushimet 4 kryeministra japonezë.