Të ftuar në studio: Fitim Zekthi, Redi Shehu, Gerta Zaimi, Fabian Zhilla, Gentian Progni, Rudina Hajdari. Ne lidhje Skype: Arianit Shehu, Redion Qirjazi

Sulmi kibernetik, eksperti i sigurisë: Goditesh aty ku nuk e pret! Kur hakerat këmbëngulin…

Drejtori i Lartë i Institutit Amerikan për Lindjen e Mesme, Arianit Shehu, gjatë një lidhjeje live për emisionin “Opinion” ka treguar se cili mund të jetë rreziku më i madh që kemi aktualisht nga Irani. Shehu tha se vazhdimi i sulmeve kibernetike do të jenë rreziku më i madh. Po ashtu, ai shprehu besimin në strukturat e sigurisë për identifikimin e personave të ndryshëm që mund të jenë infiltruar brenda shtetit tonë për interesa të Iranit. Shehu tha se duhet pasur kujdes që raste të tilla të demaskohen, por sheh se rreziqet nga këto raste mund të jenë më të pakta për shkak të angazhimit të Iranit në shumë fronte.

“Vazhdimi i këtyre transgresioneve apo sulmeve kibernetike me siguri do të jetë rreziku më i madh. Nuk shoh hapësirë që do të ketë ndonjë rrezik potencial serioz në aspekt ushtarak, apo veprimi njerëzor. Unë besoj fuqishëm në strukturat tona të sigurisë në aftësinë e tyre të identifikimit të interesave, personave të ndryshëm, që mund të jenë të infiltruar brenda shtetit tonë. Domethënë duhet të jemi vigjilentë që hapa të tjerë, që mund të jenë më shumë me prezencë fizike në Shqipëri t’i identifikojmë dhe t’i demaskojmë. Rreziku nga ai lloj veprimi duke ditur që sot Irani është angazhuar në shumë fronte e shoh pak më të vogël, kundrejt rreziqeve kibernetike siç kanë bërë tani”, tha Shehu.

Sulmi kibernetik, eksperti i sigurisë: Goditesh aty ku nuk e pret! Kur hakerat këmbëngulin…

Kur hakerat këmbëngulin historia ka treguar që arrijnë të futen në sisteme. Kështu u shpreh këtë të hënë eksperti i sigurisë, Redian Qiriazi. Ai u shpreh se sulme të tilla mund të kenë disa qëllime.

“Historia ka treguar që kur ka këmbëngulje nga hakerat arrijnë që eventualisht të penetrojnë në sisteme. Aq më tepër kur bëhen dhe gabime, lejohen porta të hapura. Kërcënimi është në rritje nga ana e Iranit edhe në anën e sulmeve hibride. Shikojmë si ka patur kërcënime të drejtpërdrejta terroriste në vitin 2018 ndaj Kryegjyshatës, më pas këta kanë vijuar pas vrasjes së Soleimanit me kërcënime të drejtpërdrejta që erdhën nga Khomeini në atë periudhë. Kemi momentet e para, indiciet e para që Irani mund të kryente sulme ndaj Shqipërisë për shkak se kapacitetet e tyre jo vetëm që ishin të provuara, por edhe të konsoliduara për të arritur diçka të tillë. Shikojmë se si kjo gjë mund të ketë disa qëllime. Njëra prej tyre mund të jetë përhapja e frikës, paniku, ulja e besueshmërisë në institucionet e sigurisë, shpërqendrimi. Do të thotë që për Shqipërinë ky është një moment kritik vendimmarrjeje dhe është e nevojshme që të bëhet një analizë e mirëfilltë”, u shpreh Qiriazi.

Sipas ekspertit, hakerat godasin aty ku askush nuk e pret. Sa i përket sistemit TIMS dhe rrjeti i kamerave që u hakuan nga Irani, Qiriazi tha se ato funksionojnë si sisteme të mbyllura dhe fakti që u penetruan, është shqetësuese. Sipas tij, kjo mund të ndodhë përsëri edhe në sisteme të tjera të izoluara sidomos nëse hakerat këmbëngulin vazhdimisht. Kjo sepse gjithmonë ka një moment që nga ana e atij që mbrohet, të ulet vigjilenca.

“E veçanta është se tani goditesh aty ku nuk e pret. U goditën në TIMS dhe në rrjetin e kamerave. Të dyja këto supozohet të funksionojnë me atë që quhet SIPER. Funksionojnë njëlloj si sistemet e klasifikuara të informacionit sepse është i mbyllur, pra në brendësinë e vet. Ndodhi në diçka që nuk pritej dhe është vërtetë shqetësuese. Mund të ndodhë përsëri edhe në sisteme të tjera të izoluara. Për shembull në rast se kemi infrastrukturë hidrocentralet se tani nuk dua të japim këto idera, ku teknologjia që përdoret është e izoluar, por ka një teknologji kritike e cila përmes një hakerimi mund të çojë në dëmtim. Në mënyrë të tillë janë hakeruar edhe centrifugat e përpunimit të uraniumit nga Perëndimi, në Iran, gjë që çoi në përshpejtimin e tyre dhe shkatërrimin, domethënë humbjen e efektshmërisë në pasurimin e uraniumit. Edhe për teknologji të izoluara për aq kohë sa infrastruktura është kyçe dhe ekziston kjo mënyrë penetrimi, siç e thashë, historia ka treguar që këmbëngulja e vazhdueshme e sulmuesve… ka një moment që vigjilenca do të jetë më e ulët e atij që mbron, çon që do të ketë një moment penetrimi”, u shpreh eksperti

“Mbi 13 mijë hakera”, Zhilla: Irani, shteti i 4 në botë në fushën e kibernetikës

Fabian Zhilla thotë Irani konsiderohet si shteti i katër më i fuqishëm në botë në fushën e kibernetikës dhe mendohet të ketë rreth 13 mijë hakera.

Fabian Zhilla: Qeveria shqiptare nuk është parë të ketë një bisedë apo kontroll të aktivitetit të MEK-ut i cili mund ta vendoste shtetin shqiptar përballë një ekspozimi.

Blendi Fevziu: Por nuk e dimë si do jetë marrëveshja.

Fabian Zhilla Si do që të jetë marrëveshja… Po flasim për shtetin që mendohet të jetë i katërti më i fuqishëm në botë, në kapacitetet e luftës kibernetike.

Fabian Zhilla: I katërti më i fuqishëm në botë?            

Fabian Zhilla: Mendohet të jetë i tillë, sepse Irani ka përballë Izraelin, i cili është një nga shtetet më të fuqishëm në këtë drejtim dhe duke pasur këtë përplasje ka rritur kapacitetin e tij. Që në vitin 2010, Irani merret me ngritjen e kapaciteteve njerëzore në luftën kibernetike dhe e ka filluar me opozitën e brendshme, me atë që quhej ‘Lëvizja e blertë’ dhe më pas mendohet të ketë mbi 13 mijë vullnetarë, hakerë.

Fabian Zhilla: Këta veprojnë nga jashtë Iranit, nuk është çudi të veprojnë për llogari të Iranit.

Sulmet kibernetike, eksperti: Mund të jetë plan ruso-iranian për të destabilizuar Ballkanin

Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla thotë se sulmet kibernetike të Iranit në vendin tonë mund të jenë shfrytëzuar fare mirë edhe për të devijuar fokusin.

“Unë kam një shqetësim me goditjen e TIMS-it, mendoj oraret që janë zgjedhur, janë zgjedhur natën dhe është goditur në një kohë që vigjilenca kryesisht e autoriteteve bie. Mund të jetë shfrytëzuar fare mirë edhe për lëvizje mallrash, njerëzish. Nëse mundet të rrezikohet për një goditje, mund të jetë shumë e shpejtë, sepse në momentin që ne jemi, kryesisht sulmet kibernetike kanë dhe qëllime për të devijuar fokusin. Në këtë kontekst, unë do bëja thirrje që autoritetet tona të kishin kujdes edhe në këtë drejtim, në një moment të paktën afatshkurtër.

Eksperti thotë se sulmet duhet t’i shohim edhe në kontekstin gjeopolitik dhe se mund të kemi të bëjmë me një plan mes Rusisë dhe Iranit për të destabilizuar Ballkanin. Zhilla e argumenton këtë me faktin se Irani dhe Rusia kanë një marrëveshje për çështjet kibernetike, si dhe me faktin se Shqipëria nuk është i vetmi vend që po vuan nga sulme të tilla, duke sjellë në vëmendje situatën në Malin e Zi.  

“…Sepse e gjithë vëmendja e shkëputur në luftën kibernetike, por unë mendoj që ajo që i ndodhi Shqipërisë dhe goditja që po i bëhet Shqipërisë po i bëhet NATO-s në fakt. Mali i Zi sot që flasim është në të njëjtën situatë që ishim ne. U godit e-Albania dhe është goditur mendohet nga shërbimet sekrete ruse dhe serveri që është përdorur nga Home Justice Security, është vërtetuar nga ekspertët tanë që ndodhet në Rusi. Sepse Irani ka një marrëveshje me Rusinë… Ata (ekspertët) kanë bërë një vlerësim që mendohet që host-i i të dhënave është bërë atje. Në këtë kontekst, ne duhet ta shohim në kontekstin gjeopolitik,. Vërtetë ka një vëmendje sikur Irani ka problemin thjeshtë me MEK-un, por mund të jetë ndonjë plan midis rusëve dhe iranianëve për të destabilizuar gjithë Ballkanin, duke pasur parasysh që këto goditje janë përshkallëzuar edhe në vende të tjera”.

Rudina Hajdari, kujtimi im për babain !