Opinion – Vjosa Osmani

Opinion – Vjosa Osmani

Autori: Blendi Fevziu

21:50 13/11/2019

Në çfarë posti e sheh veten Vjosa Osmani

Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re vijojnë ende. Pas zgjedhjeve të 6 Tetorit, në një intervistë për “Opinion”, kandidati për Kryeministër i LVV, Albin Kurti tha se e shihte Vjosa Osmanin në postin e Kryetares së Kuvendit, ose Ministres së Jashtme.

Por ku e sheh veten kandidatja për Kryeministre e LDK? Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e kësaj të mërkure nga Kosova për gazetarin Blendi Fevziu, po në “Opinion”, Osmani pranoi se këto janë dy pozicione tek të cilat beson se mund të kontribuojë. Megjithatë ajo theksoi se nuk ka marrë ende një vendim dhe se në bisedime me Kurtin nuk është biseduar ende për këtë çështje.

Zoti Kurti u shpreh që në një farë mënyrë, se ju sheh si Kryetare të Kuvendit ose si Ministre të Jashtme. Tashmë duket që është e vendosur që Kurti do të drejtojë qeverinë, për arsye se partia e tyre ka fituar më shumë deputetë, edhe pse diferenca është e pandjeshme. Ku e shihni ju veten?

Ne si LDK kemi vendosur që ta ndërtojmë parimin që ta përkrahim partinë që i fiton zgjedhjet, sa i përket Kryeministrit. Absolutisht pajtohem në aspektin etik, edhe pse në Kosovë ka pasur shembuj të ndryshëm në të kaluarën, sepse Kryeministri votohet në Kuvend. Megjithatë ne do ta respektojmë vullnetin e qytetarëve, por kjo nuk nënkupton që tanimë kemi pajtim për të gjitha çështjet e tjera. Pra sa i përket pozitave të tjera, ne akoma nuk jemi ulur të diskutojmë me Vetëvendosjen.

Nëse unë ju pyes jo çfarë ju ofron Albin Kurti, por çfarë do të preferonit ju personalisht të merrnit? Ku e shihni më shumë veten?

Nuk ka rëndësi se çfarë. Ju po supozoni që Vetëvendosja tani i ka të gjitha pozitat dhe do t’ia ofrojë ato LDK-së, në fakt nuk ka asnjërën.

Jo thashë të kundërtën. Atëherë po jua bëj pyetjen në një mënyrë që të duket më e bukur. Ku mund të jepni më shumë për qytetarët e Kosovës që ju kanë votuar? Pra cila është fusha që e shihni veten më të aftë të jepni? Dhe besoj që kjo është më normale, sepse mund të jeni shumë e aftë në një fushë e t’ju çojnë në një fushë tjetër, ku rendimenti juaj mund të jetë me përqindje më të ulët.

Kur dëgjoj nganjëherë të thuhet çka do t’i ofronin LDK-së, në fakt për momentin që po kalojmë nuk është që dikush i ka këto pozita. Unë personalisht akoma nuk kam vendosur për këtë temë, do të jetë vendim i imi natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj.

Dhe me kryeministrin…

Nuk besoj që Kryeministri do të duhej të përzihej në pozitat që pastaj do t’i takojnë LDK.

A rrezikon kjo ta parcializojë qeverinë, ta kthejë në dy feude?

Nuk e besoj, sepse ne e kemi parë sesi qeverisja me mendësi të tillë të feudeve e dëmton interesin shtetëror. Prandaj edhe nuk do të përdorim një logjikë të tillë. Ne tashmë ne kemi një pajtim edhe me zotin Kurti që të mos funksionojmë me një logjikë të tillë. Unë do të jem aty ku do të mund t’i shërbej vendim tim më së miri, në këtë periudhë tejet kruciale për të ardhmen e Kosovës, ku do të mund të ndihmoj edhe LDK që të vazhdojë të grihet ashtu siç u ngrit tani, me ngritjen më të madhe që ka pasur që nga zgjedhjet e 2004 dhe së fundi aty ku mund të ndihmojë që koalicioni të jetë efektiv dhe të ketë një lloj bashkëveprimi dhe sinergjie të mirë. Unë besoj se mund të kontribuoj në një diçka të tillë.

Kjo është sërish e përgjithshme. Në dëshirat dhe ëndrrat tuaja cili do ishte posti që ju besoni se jepni më shumë? Fushat ku mendoni që jeni më eksperte?

Këto janë dy fushat ku unë do mund të kontribuoja, qoftë në krye të Kuvendit, qoftë të politikës së jashtme, megjithatë akoma nuk e kam marrë këtë vendim.

Çfarë mendon Vjosa Osmani për tarifën ndaj Serbisë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, deklaroi këtë të mërkurë se tarifa ndaj Serbisë duhet të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, ajo theksoi kjo duhet kryer një studim i mirë dhe me partneritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje.

“Tarifa dhe jo taksa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Reciprociteti është masë që e njohin shtete në fushën e të drejtës kombëtare. Nëse bëjmë një analizë të veprimeve që Serbia bën në raport me mallrat e Kosovës, ta zëmë nuk njeh vulat doganore, certifikatat që lëshojnë institucionet tona për të certifikuar kualitetin e mallit atëherë ne duhet të ulemi. Mirëpo duhet ta kemi të qartë që masat e reciprocitetit nuk merren me një vendim shkel e shko pa një studim të mirë dhe pa partneritetin e SHBA-ve.

Tarifa nuk do të jetë e nevojshme që të mbahet pasi të vendoset masa e reciprocitetit për shumë arsye. E para është për shkak se raporti tregtar me Serbinë mund të rregullohet vetëm nëpërmjet reciprocitetit. Për momentin kemi një deficit aq të madh saqë shkon te 1400. Nuk është vetëm çështje tregu. Ju them që Serbia ka vendosur barriera të tilla, të cilat asnjë shtet deri sot nuk do të pranonte pa vendosur masë reciprociteti”, tha Osmani.  

Sipas Osmanit, Haradinaj e vendosi tarifën pa u konsultuar dhe këtë e bëri që të mbronte kufijtë. Por tashmë sipas kandidates për kryeministre nga LDK nuk është e nevojshme që të jetë tarifa pasi qeveria e ardhshme do t’i mbrojë kufijtë. Gjithashtu ajo deklaroi se Haradinaj e ka përdorur tarifën për politikë të brendshme.  

“Ne nuk mund të vendosim një masë të tillë për aq kohë sa SHBA, BE, Gjermania janë të interesuar për t’i dhënë një imput të ri procesit të dialogut Serbi-Kosovë”, tha Osmani.

“Të ulemi me Ramën dhe të mos shkëmbejmë akuza politike nga studiot televizive”

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet që u zhvillua në Kosovë deklaroi se partia e saj nuk e përkrah nismën e re të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë për një Schengen Ballkanik.

Gjatë një interviste këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ajo theksoi se ko nismë është bërë pa miratimin e shteteve të tjera të rajonit, në veçanti të Kosovës.

Sipas Osmanit, një nismë e tillë nuk i shërben aspak Kosovës. Përkundrazi kjo do të krijonte një dominancë ekonomike për Serbinë, që sipas Osmanit ka dëshmuar deri më sot që nuk i zbaton marrëveshjet që nënshkruan.

“Shqipëria do duhej së pari të ulej me Republikën e Kosovës dhe të diskutonte për këtë dokument 700 e ca pikësh”, deklaroi Osmani.  Gjithashtu ajon u shpreh se kjo iniciativë është ndërmarrë nga Presidenti Vuçiç dhe dëmton Kosovën.

Vjosa Osmani: Ky është një synim që të zëvendësohen mekanizma që tashmë ekzistojnë brenda BE-së të cilat i shërbejnë shteteve për t’u integruar.

Blendi Fevziu: Kush e ka këtë synim sipas jush?

Vjosa Osmani: Është e qartë që këtë synim e ka Vuçiçi.

Blendi Fevziu: Dhe pse përfshihen kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë?

Vjosa Osmani: Unë besoj se përfshihen për shkak të një iniciative që do ta dëmtonte shtetin e Kosovës.

Blendi Fevziu: Ju mendoni që kryeministri i Shqipërisë po ndërmerr një iniciativë për të dëmtuar shtetin e Kosovës?

Vjosa Osmani: Nuk mendoj se është ndërmarrje e tij. Mendoj se është ndërmarrje e Presidentit Vuçiç dhe mendoj se ka qenë gabim për faktin se kam lexuar disa nga arsyet që i ka dhënë kryeministri Rama. Unë mendoj se duhet të ulemi si dy shtete dhe t’ia shpjegojmë më qartë si kryeministrit të Shqipërisë pse mendojmë se nuk është në interesin e Kosovës një nismë e tillë.

Blendi Fevziu: E shihni të dështuar si nismë apo mendoni që duhet diskutuar dhe parë konkretisht.

Vjosa Osmani: Ne tashmë duke parë rrethanat aktuale e shohim si një nismë të dështuar megjithatë besoj që patjetër do duhej të ulemi me kryeministrin e Shqipërisë dhe të mos shkëmbejmë akuza politike nga studiot televizive. 

Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Osmani: Alternativë që nuk ekziston

Emisioni “Opinion” është zhvendosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kosovë, atje ku gazetari Blendi Fevziu realizoi një intervistë me kandidaten për Kryeministre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani. Teksa negociatat për krijimin e qeverisë së re me Lëvizjen Vetëvendosje vijojnë, Osmani thotë se në qendër të programit të LDK, Republika e Kosovës është projekt i përhershëm. Në këtë kontekst ajo shprehet se për momentin, ideja e një bashkimi të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës është një alternativë që nuk ekziston.

Cilat janë parimet qeverisëse që LDK nuk çedon dhe nuk lëshon? Mbi çfarë parimesh mbështetet ajo në këtë koalicion?

Për ne në qendër të programit tonë është kosovocentrizmi, që nënkupton se Republika e Kosovës për ne është projekt i përhershëm, nuk është diçka e përkohshme që e shohim si hap që duhet ta kalojmë për të arritur diçka tjetër.

Vetëvendosja e ka krejtësisht të kundërt këtë, e sheh si një hallkë për të shkuar drejt BE.

Mund ta shohin si të tillë, mirëpo ne këtu nuk pajtohemi dhe besoj që është e qartë edhe për zotin Kurtin që për ne kjo është një çështje shumë esenciale. Sepse mbi 13 mijë viktimat civile që kemi pasur në Kosovë dhe gjithë ai shkatërrim që ka ndodhur në luftën e fundit ka ndodhur pikërisht për shkak të projektit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ky është një projekt që asesi nuk heqim dorë.

Përtej këtij projekti që prej vitit 1912 dhe deri në 1999, ose 91-92 kur dolën, ka qenë një tjetër projekt që e kanë mbështetur të gjithë patriotët shqiptarë dhe të gjithë figurat e rëndësishme historike shqiptare, që ka qenë ai i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Që do të thotë është një projekt i vdekur tani?

Nuk po them atë, ajo çka po them është që sot është vullnet i qartë i qytetarëve të Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Është vullnet që është shprehur në referendumin të viteve 90, në mbi 90 përqind të qytetarëve të Kosovës që kanë votuar pro referendumit për Republikën e Kosovës. Ka qenë vullnet i qartë i shprehur në datën 17 Shkurt, i cili është vulosur më pas në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë. Edhe sot nëse ne i pyesim qytetarët e Kosovës, unë jam e bindur që ata akoma në shumicë të madhe besojnë në këtë vullnet.

Ama nuk ka ndonjë pyetje nëse qytetarët e Kosovës do donin të bashkoheshin me qytetarët e Shqipërisë apo jo. Sepse një pyetje e tillë mund ta anashkalonte dhe mund ta përmbyste pyetjen e parë. Sepse normal kur i kërkon qytetarëve të Kosovës të jetojnë shtet me vete dhe jo me Serbinë siç ishte referendumi i 92-it është krejtësisht normale.

Ju keni qenë në Kosovë më 17 Shkurt 2008, më kujtohet sepse unë atëherë kam qenë shefe e stafit e presidentit të vendit dhe entuziazmin që keni parë në rrugët e Kosovës, në çdo shtëpi në Kosovë, për 17 Shkurtin, për pavarësinë e Kosovës besoj se do t’ia hiqte mëdyshjen çdokujt se qytetarët e Kosovës po vendosin pro pavarësisë vetëm se nuk kanë alternativë tjetër. Në fakt nuk ka qenë vendim sepse nuk kanë alternativë tjetër, por ka qenë vendim që e kanë zgjedhur vetë, për të cilin kanë sakrifikuar për vite me radhë.

Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e shihni si një alternativë që nuk ekziston?

Për momentin e shoh nuk e shoh një alternativë e cila mund të bëhet, e para.

Përse?

Për shumë arsye, që mbi të gjitha kanë të bëjnë me prospektin e integrimit të dy shteteve në BE. E dyta për shkak se për ne si LDK, Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe e treta, sepse unë i shoh të dyja shtetet si të suksesshme në komunitetin ndërkombëtar, në komunitetin e kombeve të lira. Pra nuk e përjashton njëra tjetrën.

Ju flisni për kosovocentrizëm, ndërsa LVV flet për një bashkim kombëtar.

Unë po e shoh që ka një moderim të gjuhës apo të ideve që Vetëvendosje ka në raport me këtë temë.

Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Osmani: Alternativë që…

Emisioni “Opinion” është zhvendosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kosovë, atje ku gazetari Blendi Fevziu realizoi një intervistë me kandidaten për Kryeministre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani. Teksa negociatat për krijimin e qeverisë së re me Lëvizjen Vetëvendosje vijojnë, Osmani thotë se në qendër të programit të LDK, Republika e Kosovës është projekt i përhershëm. Në këtë kontekst ajo shprehet se për momentin, ideja e një bashkimi të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës është një alternativë që nukekziston.

Cilat janë parimet qeverisëse që LDK nuk çedon dhe nuk lëshon? Mbi çfarë parimesh mbështetet ajo në këtë koalicion?

Për ne në qendër të programit tonë është kosovocentrizmi, që nënkupton se Republika e Kosovës për ne është projekt i përhershëm, nuk është diçka e përkohshme që e shohim si hap që duhet ta kalojmë për të arritur diçka tjetër.

Vetëvendosja e ka krejtësisht të kundërt këtë, e sheh si një hallkë për të shkuar drejt BE.

Mund ta shohin si të tillë, mirëpo ne këtu nuk pajtohemi dhe besoj që është e qartë edhe për zotin Kurtin që për ne kjo është një çështje shumë esenciale. Sepse mbi 13 mijë viktimat civile që kemi pasur në Kosovë dhe gjithë ai shkatërrim që ka ndodhur në luftën e fundit ka ndodhur pikërisht për shkak të projektit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ky është një projekt që asesi nuk heqim dorë.

Përtej këtij projekti që prej vitit 1912 dhe deri në 1999, ose 91-92 kur dolën, ka qenë një tjetër projekt që e kanë mbështetur të gjithë patriotët shqiptarë dhe të gjithë figurat e rëndësishme historike shqiptare, që ka qenë ai i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Që do të thotë është një projekt i vdekur tani?

Nuk po them atë, ajo çka po them është që sot është vullnet i qartë i qytetarëve të Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Është vullnet që është shprehur në referendumin të viteve 90, në mbi 90 përqind të qytetarëve të Kosovës që kanë votuar pro referendumit për Republikën e Kosovës. Ka qenë vullnet i qartë i shprehur në datën 17 Shkurt, i cili është vulosur më pas në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë. Edhe sot nëse ne i pyesim qytetarët e Kosovës, unë jam e bindur që ata akoma në shumicë të madhe besojnë në këtë vullnet.

Ama nuk ka ndonjë pyetje nëse qytetarët e Kosovës do donin të bashkoheshin me qytetarët e Shqipërisë apo jo. Sepse një pyetje e tillë mund ta anashkalonte dhe mund ta përmbyste pyetjen e parë. Sepse normal kur i kërkon qytetarëve të Kosovës të jetojnë shtet me vete dhe jo me Serbinë siç ishte referendumi i 92-it është krejtësisht normale.

Ju keni qenë në Kosovë më 17 Shkurt 2008, më kujtohet sepse unë atëherë kam qenë shefe e stafit e presidentit të vendit dhe entuziazmin që keni parë në rrugët e Kosovës, në çdo shtëpi në Kosovë, për 17 Shkurtin, për pavarësinë e Kosovës besoj se do t’ia hiqte mëdyshjen çdokujt se qytetarët e Kosovës po vendosin pro pavarësisë vetëm se nuk kanë alternativë tjetër. Në fakt nuk ka qenë vendim sepse nuk kanë alternativë tjetër, por ka qenë vendim që e kanë zgjedhur vetë, për të cilin kanë sakrifikuar për vite me radhë.

Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e shihni si një alternativë që nuk ekziston?

Për momentin e shoh nuk e shoh një alternativë e cila mund të bëhet, e para.

Përse?

Për shumë arsye, që mbi të gjitha kanë të bëjnë me prospektin e integrimit të dy shteteve në BE. E dyta për shkak se për ne si LDK, Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe e treta, sepse unë i shoh të dyja shtetet si të suksesshme në komunitetin ndërkombëtar, në komunitetin e kombeve të lira. Pra nuk e përjashton njëra tjetrën.

Ju flisni për kosovocentrizëm, ndërsa LVV flet për një bashkim kombëtar.

Unë po e shoh që ka një moderim të gjuhës apo të ideve që Vetëvendosje ka në raport me këtë temë.

Vjosa Osmani: Serbia nuk duhet të shpërblehet me tokë të Kosovës

Sipas Vjosa Osmanit, Serbia nuk duhet të shpërblehet me tokë të Kosovës. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së theksoi se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të krijonte precedentë për gjithë rajonin.

“Serbia nuk duhet të shpërblehet me tokë të Kosovës për krime që i ka kryer duke filluar nga gjenocidi, krimet ndaj njerëzimit. Nuk ka asgjë pragmatiste në shkëmbim territoresh, i cili do krijonte zhvendosje të popullatës, rrjedhimisht një lloj zhvendosje që mund të duket paqësore, por është në fakt krim.

Ka probleme të shumta sepse krijohet precedent pasi shtetet që kanë kryer gjenocid duhet të shpërblehen me territor. Nuk mund të vendoset në situata të krahasueshme Serbia dhe Kosova dhe t’i thuhet të dyjave shpërblehuni me diçka. Kur kanë hyrë Kosova dhe Serbia në dialog pajtimi ka qenë që për hapat që do marrin do përfitojnë nga BE dhe jo të marrin diçka nga Kosova se Kosova është një shportë me mollë dhe me dardhë. Do krijonte një precedent në rajon. Nuk do përfundonte me Kosovë, do vijonte me Maqedoninë, me Malin e Zi e deri tek shtetet si Hungaria”, deklaroi Vjosa Osmani.

Ndër të tjera, ajo deklaroi se paqja mund të vendoset pas drejtësisë ndaj krimeve serbe. Sipas saj edhe SHBA është kundër idesë për shkëmbim territoresh. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:50 13/11/2019


UKT
Grupi