Intervistë me: Ardiana Sokoli, Silvija Lovreta, Julien Laloye

Lovreta: Gati në 2028-ën hoteli me 5 yje Marriot së bashku me rezidencat

Një koncept krejtësisht i ri i investimit në turizëm – “Marriot International” po vjen në Vlorë me një koncept krejtësisht të ri, në bashkëpunim me “Balfin Group”. Për herë të parë, kompania më e madhe e hotelerisë në botë me një investim nga “Balfin Group” do të ndërtojë një hotel me rezidenca brenda tij.

Për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Julien Laloye, (Drejtor për Zhvillimin e Hapësirave Mikse, Marriott International) dhe Silvija Lovreta (Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Marriott International) tregojnë si do të funksionojë hoteli me 5 yje Marriot dhe se ku do të jetë gati ai.

Blendi Fevziu: Do të jenë rreth 100 apartamente Marriot. Si do të funksionojë marrëdhënia midis pronarëve dhe Marriot-it?

Julien Laloye: Shumë pyetje e mirë. Nëse unë jam një blerës i cili ka për blerë një prej 150-160 apartamenteve mund të jetoj në rezidencë dhe të kem mjedise dhe shërbime të dedikuara vetëm për rezidencën…

Blendi Fevziu: Rezidentët mund të shfrytëzojnë të gjitha shërbimet dhe mjediset e hotelit…

Julien Laloye: Rezidentët do të kenë mjediset e tyre private por po ashtu do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë shërbimet që ofron hoteli. Pra mund të keni rezidencën tuaj parësore ose dytësore dhe të keni pastrimin e dhomës, drekë në rezidencë dhe të shijoni mjediset dhe shërbimet e hotelit dhe ne po ashtu do ofrojmë edhe një program opsional qiradhënieje

Blendi Fevziu: Pra ata mundet po ashtu t’i japin me qira këto prona?

Julien Laloye: Për ata blerës që mund të qëndrojnë vetëm 30-45 ditë në rezidencë do të bëjmë të disponueshme një program qiradhënie, ku ata të kenë mundësinë të shtojnë njësinë e tyre tek inventari i hotelit. Pra do të kenë mundësinë të gjenerojnë të ardhura ndërkohë që janë larg njësisë së tyre.

Blendi Fevziu: Pse ky koncept mund të jetë tërheqës për njerëzit?

Julien Laloye: Është një produkt i shkëlqyer për mënyrën e jetesës. Nëse mendoni për pushimet tuaja… Keni mjediset e Marriotit, projektin e hotelit dhe shërbimet e ofruara dhe ju mund të merrni në pronësi një pjesë të tyre. Mund të keni rezidencën tuaj private me të gjitha shërbimet në këtë vendndodhje fenomenale.

Blendi Fevziu: Vlora Marina do të jetë pjesë i këtij rrjeti me më shumë 8,500 hotele në të gjithë botën.

Silvija Lovreta: Po, pikërisht.

Blendi Fevziu: Dhe kur do të jetë gati hoteli?

Silvija Lovreta: Hoteli do të jetë gati 2028. Është një projekt madhor i cili përmban një serë fazash. Pra hoteli do të vijë në fazën e fundit zhvillimore, më duket në 2028-ën, së bashku me rezidencat.

Vlora Marina/  Adriana Sokoli: Koncept krejtësisht i ri me 150 dhoma hoteli dhe 150 rezidenca

Projekti i Vlora Marina që do të sjellë hotelin me 5 yje të markës ndërkombëtare hoteliere Marriott, është një projekt ambicioz dhe që zbatohet për herë të parë në Shqipëri.

Nuk do të ketë vetëm hotelin, por edhe apartamente që janë pjesë e këtij projekti.

Zv/Presidentja për Pasuritë e Paluajtshme në Grupin Balfin, kompania që po zbaton këtë projekt në gjirin e Vlorës, në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan tha se ky projekt me apartamentet e branduara janë një inovacion në vendin tonë.

Blendi Fevziu: Sapo keni firmosur me Marriott për zhvillimin dhe menaxhimin e një hoteli Marriott në Vlora Marina. Përse keni zgjedhur Marriott? Është kompania më e madhe e hotelerisë në botë.

Adriana Sokoli, zv/Presidente për Pasuritë e Paluajtshme, Grupi Balfin: Po. Ne sapo firmosëm marrëveshje e cila i hap rrugën ndërtimit të një hoteli luksoz me 5 yje në qytetin e Vlorës. Pse kemi zgjedhur Marriott? Ju e thatë vetë, është një ndër grupet më të rëndësishme, mos them grupi më i madh, i hotelerisë në botë. Por ajo që e ka bërë të veçantë pse i jemi drejtuar grupit Marriott në këtë bashkëpunim, ka qenë koncepti që kemi patur për zhvillimin e këtij hoteli.

Blendi Fevziu: E kuptoj interesin tuaj për të marrë kompaninë më të madhe të hotelerisë në botë, por përse Marriott ishte i interesuar që të ishte prezent në Shqipëri? Deri më sot kryesisht ka qenë e fokusuar në qytetet kryesore, po themi në kryeqytet, edhe në vendet e rajonit. Përse ka dalë këtij komforti për të shkuar në një projekt bregdetar?

Adriana Sokoli: Çdo investitor apo çdo kompani serioze para se të fillojë një bashkëpunim, ka një set kriteresh të cilat bashkëpunëtori duhet t’i plotësojë. Ndër më kryesoret që ata vlerësuan ishin partneri dhe projekti në vetvete. Projekti i Vlora Marinës është një projekt kompleks i cili ka në vetvete hotelet, ka rezidencat, ka një marinë afër, ka mjaft fasilitete dhe aktivitete komerciale. Pra nga këndvështrimi është një koncept krejtësisht i ri dhe vendndodhja e tij në qytetin e Vlorës paraqiste një oportunitet të jashtëzakonshëm jo vetëm për ne por dhe për Marriott. Pra poteciali turistik dhe ekonomik i projektit në vetvete u vlerësua nga Marriott që bëri edhe zgjedhjen e këtij projekti.

Blendi Fevziu: Kishit dhe oferta të tjera?

Adriana Sokoli: Patjetër, por ajo arsye pse u fokusuam te Marriott është e thjeshtë, jo vetëm ata janë lider në tregun e hotelerisë në botë por ata janë edhe inovatorët dhe janë liderë në tregun e rezidencave të branduara.

Blendi Fevziu: Është i ri edhe projekti i një hoteli me rezidenca. Është koncept edhe në botë i zhvilluar në 20-25 vitet e fundit, por në Shqipëri është krejtësisht i panjohur. Pse keni ardhur te ky projekt?

Adriana Sokoli: Ne deshëm të diversifikonim ofertën tonë dhe mendojmë që ky si produkt i shkon shumë përshtat projektit tonë. Marriott është inovatori dhe lideri i këtij produkti. Sot në botë këto rezidenca të branduara nuk janë më shumë se 55 mijë dhe Marriott zotëron më shumë se 30% të këtij tregu.

Blendi Fevziu: Marriott është dhe një kartvizitë shumë e mirë për vetë projektin e Vlora Marinës duke qenë një nga kompanitë më të mëdha të zhvillimit në botë. Si do funksionojnë rezidencat dhe hoteli sipas konceptit tuaj?

Adriana Sokoli: Rezidencat janë të atashuara në të njëjtën godinë me hotelin. Janë 150 dhoma hoteli dhe janë 150 dhoma rezidenca të branduara. Rezidencat e branduara janë në treg për shitje.

Blendi Fevziu: Kushdo mund të vijë t’i blejë?

Adriana Sokoli: Sigurisht, ky është një produkt elitar, është një produkt që targeton një klientelë. Është i hapur në treg, mund të shiten. Dhe gjithkush që zotëron këtë dhe që ka nevojë që ka në kriteret e veta stilin e jetesës të lartë, elitare, zgjedh që të blejë dhe investojë në një rezidencë të branduar.

Blendi Fevziu: Ju po e kanalizoni vetëm si lifestyle, por nga ana tjetër mund të jetë dhe një investim? Pra dikush i cili i ka këto para për t’i investuar? Pra është dhe një investim i mirë?

Adriana Sokoli: Fakti që dikush do të blejë këtë dhe do të shijojë për veten e vetë cilësinë shumë të lartë të shërbimit, përdorimin e të gjitha fasiliteteve të hotelit përveç fasiliteteve të veta që rezidencat e branduara kanë, por nga ana tjetër pas përdorimit për nevoja vetjake, një mundësi jashtëzakonisht e madhe është edhe vendosja e këtij apartamenti të branduar brenda ofertës hoteliere. Është pikërisht Marriott që bën edhe menaxhimin e administrimit të gjithë rezidencës së branduar. Pra, një person që blen, e përdor për nevoja personale, ikën në shtëpi të vetë se zakonisht këto janë rezidenca dytësore, dhe i gjithë administrimi dhe mirëmbajtja e kësaj rezidence bëhet nga Marriott.

Blendi Fevziu: Ky është një koncept që po vjen për herë të parë në Shqipëri. Është një koncept që ju doni ta zbatoni dhe në projekte të tjera të Balfin Grup?

Adriana Sokoli: Për momentin është diçka që potencialisht po, por nuk është se kemi diçka konkrete për të thënë sot.

Blendi Fevziu: Si është projekti i Vlora Marinës në raport me kërkesën që ka tregu? Si po ecën dhe me pritshmëritë tuaja?

Adriana Sokoli: Projekti në tërësinë e vetë ka ecur jashtëzakonisht mirë. Është mbi pritshmëritë tona.

Blendi Fevziu: Çfarë vlerësojnë më shumë njerëzit tek ky projekt?

Adriana Sokoli: Projekti është mjaft i bukur, është i vendosur në një lokacion në gjirin e Vlorës, zona më e bukur që Shqipëria ka, gjysma e gjirit të Vlorës është një park kombëtar, është afër aeroportit i cili po ndërtohet, pra aksesi është i jashtëzakonshëm. Është në një nyje lidhëse të gjithë rrugëve të Shqipërisë me rivierën shqiptare që është pjesa më e bukur e bregdetit shqiptar, është përballë Sazanit.

Blendi Fevziu: Shqipëria ka një bum turistësh këtë vit, ka një rritje që është përtej mundësive tona pritëse, por ne kemi problematikë shumë të madhe me shërbimet. Shërbimet lënë ende shumë për të dëshiruar edhe aty ku çmimet janë jo të vogla, pra janë të larta. Çfarë do të sjellë Marriott në këtë drejtim dhe si mund ta përmirësojë të gjithë situatën e shërbimeve jo vetëm në hotelin që do të menaxhojnë, por edhe në përgjithësi në gjithë Vlora Marinën?

Adriana Sokoli: Marriott dhe çdo brand tjetër në fakt pikërisht këtë sjell. Garanton shërbimin. Ne kemi nënshkruar këtë marrëveshje e cila për dikë nënkupton që Marriott futet në projekt në momentin që ne dorëzojmë projektin dhe bën menaxhimin e projektit. Kjo është e vërtetë, por është gjysma e së vërtetës, pasi puna me Marriott ka filluar që në projektimin e hotelit, të rezidencave të branduara, në certifikimin e të gjithë cilësisë, certifikon arredimin që do u bëhet rezidencave të branduara dhe ajo që është më e rëndësishmja, 1 vit para hapjes së hotelit ne do fillojmë punën bashkë me Marriott për trajnimin e stafeve.

“I pari i llojit të tij në vend, mjaft unik”, Lovreta flet për hotelin me 5 yje Marriott nga Vlora Marina Residences

Një koncept krejtësisht i ri i investimit në turizëm – “Marriot International” po vjen në Vlorë me një koncept krejtësisht të ri, në bashkëpunim me “Balfin Group”. Për herë të parë, kompania më e madhe e hotelerisë në botë me një investim nga “Balfin Group” do të ndërtojë një hotel me rezidenca brenda tij.

Për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Julien Laloye, (Drejtor për Zhvillimin e Hapësirave Mikse, Marriott International) dhe Silvija Lovreta (Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Marriott International) tregojnë më me detaje rreth këtij projekti.

Blendi Fevziu: Dua t’iu pyes: ju sapo keni nënshkruar një marrëveshje për menaxhimin dhe zhvillimin e Marriot Hotel në Vlora Marina. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje?

Silvija Lovreta: Do të thotë shumë gjëra. Kjo është hera e parë që Marrioti vjen në bregdetin shqiptar. Po ashtu është hera e parë që ne po prezantojmë konceptin e hotel rezidencave me brand-in tonë në këtë vend. Është krejtësisht i ri për Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë hotel rezidenca?

Julien Laloye: Atëherë, projekti përfshin një hotel dhe mbi hotelet do të ketë apartamente me brand-in e Marriot-it. Dhe këto apartamente do të jenë të shitje.

Blendi Fevziu: Do të jenë të mobiluar dhe do të marrin shërbime nga Marrioti?

Julien Laloye: Saktë. Në mënyrë të përmbledhur është një produkt, është apartament, një rezidencë…

Blendi Fevziu: Është një ide krejtësisht e re për Shqipërinë…

Julien Laloye: Po. Është një produkt i përgatitur për personat të cilët kërkojnë një apartament luksoz me projektimin dhe shërbimet e Marriot-it dhe brand-it të Marriot-it.

Blendi Fevziu: Cili është ndryshimi midis hotelit dhe hotel rezidencave?

Julien Laloye: Atëherë, hoteli është një hotel tipik ku ke një ndërtesë dhe dhoma hoteli dhe klientët mund të paguajnë për qëndrimin e tyre, mund të shkojnë në evenimente të ndryshme dhe të qëndrojnë për disa net. Hotel rezidencat do të jenë të disponueshme për tu blerë. Që t’iu jap një shembull: unë ndoshta jam një drejtues i lartë i cili punon në Tiranë. Mund të blej një apartament me brand-in e Marriot-it në projekt dhe të kem të gjitha projektimet dhe shërbimet që ju mund të prisnit nga një pronë e Marriot-it.

Blendi Fevziu: Faleminderit. Çfarë keni vlerësuar në këtë marrëveshjen tuaj me Vlora Marinan?

Silvija Lovreta: Atëherë, ne mendojmë se projekti është mjaft unik. Do të jetë i pari i llojit të tij në vend…

Blendi Fevziu: Për mua është një prej më të bukurave në gjithë Mesdheun…

Silvija Lovreta: Një prej më të bukurave… Po ashtu kemi gjetur partnerët e duhur për të ekzekutuar një projekt të tillë kaq kompleks pasi përfshin fusha të ndryshme ekspertize. Kemi sjellë së bashku ekspertët vendas për gjëra të tilla si zhvillimi, investimi, financimi i pasuritë e paluajtshme dhe më pas ekspertiza e Marriot-it për brandimin dhe operimin. Kemi gjetur partnerin e duhur si dhe vendndodhjen e duhur… Ishte e lehtë për të marrë një vendim të tillë por ishim duke pritur për këtë mundësi./tvklan.al