Të ftuar:

Artan Hoxha – Gazetar

Mirash Martini – Avokat

Doriana Bezat – Gazetare

Xhevair Zhabina – Gazetar

Mentor Kikia – Gazetar

Poli Hoxha -Gazetar

Bilbil Mema – Drejtor i policisë së shtetit

Avokati i të plagosurit Ervis Martinaj thotë se klienti i tij dhe Ervin Mata, tentuan që të shuanin sherrin në zonën e ish-Bllokut.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan. Avokati u shpreh se Ervis Martinaj ishte së bashku me Eljon Haton dhe do të shkonin në një lokal tjetër në atë zonë. Më pas, u thirrën nga pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, me të cilin ka miqësi të vjetër.

Sipas tij, në lokal ka qenë edhe Ervin Mata, i cili është një nga personat e shpallur në kërkim. Avokati sqaroi se më pas në lokal ka hyrë Fabian Gaxha, viktima e ngjarjes, i cili u konfliktua direkt me komandon Merviol Bilo. Ervis Martinaj nuk kishte dijeni për sherrin mes tyre, tha avokati, duke sqaruar se Mata dhe Ervis Martinaj u futën në mes të sherrit dhe tentuan të qetësonin situatën.

“Ervis Martinaj është pyetur të nesërmen e ngjarjes. Ervis Martinaj nuk është i përfshirë. Së bashku me Eljon Haton do shkonin te lokali Bilioneri. Në kohën që parkonte makinën, te shkallët takuan Popeskun, i cili i ka takuar dhe ka miqësi të vjetër. Janë ngjitur në lokal, ka qenë Eljon Hato me një person tjetër. Ervis Martinaj është ulur me Popeskun. Ervin Mata është shkëputur me disa miq që ka qenë në tavolinë dhe pak minuta më vonë ka hyrë në lokal Fabian Gaxha. Ky është miku i ngushtë i djalit të dajës. Ervin Mata nuk ishte në tavolinë me personat që u konfliktua Gaxha. Martinaj dhe Mata janë përpjekur që të qetësojnë se s’kanë qenë në konflikt, ka hyrë në mes“, tha avokati Mirash Martini.

***********************************

Tritol shtepise se gjyshit te Xheisila Malokut!