Opinionet e qytetarëve për luftën në Kosovë dhe praninë e trupave të NATO-s.

Qytetarja: Lufta të them të drejtën më duket afër. Përderisa luftërat shumë herë kanë goditur dhe kufirin shqiptar kam përshtypjen se është afër.

 Gazetarja: Trupat e NATO-s e largojnë këtë luftë, prania e tyre këtu?

Qytetarja:  E largojnë.

Gazetarja: Prania e trupave të NATO-s këtu e afron këtë luftë apo e largon?

Qytetarja: Them se do ta largojë.

Qytetari: Lufta ka filluar me kohë. Përse duhet të na duket larg, ne e ndjejmë atë në çdo hap. Normalisht vëllezërit tanë kosovarë po luftojnë, derdhin gjak. Pastaj unë vetë jam i shqetësuar normalisht. Por besoj që forcat e NATO-s nuk do ta lejojnë të hapet konflikti brenda territorit të Shqipërisë.

Qytetarja: Larg, besoj se s’do ketë luftë fare.

Qytetari: Lufta afër është pse larg. Lufta ka filluar.

Qytetari: Lufta ka filluar, përderisa në Kosovë bëhet luftë, kuptohet që si pjesë përbërëse e Shqipërisë, lufta ka filluar.

Gazetarja: Prania e trupave të NATO-s do ta largojë këtë luftë nga Shqipëria?

Qytetari: Me futjen e NATO-s në Shqipëri ne sigurohemi, si shqiptarë pastaj na lind e drejta si shqiptar të mbrojmë vetë trojet tona.  

Qytetarja: Mua më duket larg, kam shumë shprese. Shpresoj për ditë më të mira.

Qytetari: Presidenti Klinton dhe forcat e tjera aleate të NATO-s do ta largojnë se s’ban.

Qytetari: Larg më duket dhe kemi shpresë tek Presidenti Klinton që do ta largojë këtë luftë dhe populli kosovar të iki në trojet e veta në vendet e veta./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti