Arta Dade: Në radhë të parë këtu kemi një shkelje të statutit sepse nuk është kompetencë e kryetarit që të mbledhi Kongresin. Është kompetencë e KPD-së. Dhe për sa kohë që ky KPD nuk po mblidhet do të thotë që nuk ka asnjë institucion autoritar për ta bërë këtë. Nuk mund të bazohemi mbi një konsultë që kryetari i partisë ka bërë me kryetarët e rretheve. Ata nuk janë as organ vendimmarrës. Janë thjesht kanë qënë dje të mbledhur vetëm për të dëgjuar kryetarin dhe nuk e di nëse ata do të kenë mundësi për t’i sjellë delegatët dhe praktikisht për tu mbledhur përsëri Kongresi.

Gazetari: Do mblidhen dy KPD pra ju keni vendosur ta mblidhni 40 veta KPD pra me rregullin e një të tretës. Edhe kryetari Nano mund të mbledhë KPD-në me 40 tjetër plus disa të rretheve?

Arta Dade: Une nuk e di çka ndër mend të bëjë kryetari Nano por me një të tretën e anëtarëve të komitetit drejtues në bazë të statutit mund të thirret mbledhja e KPD-së. Nuk e di se ç ‘do bëjë pala tjetër, neve e quajmë shkelje flagrante pezullimin e aktivitetit të një forumi të zgjedhur në mënyrë legjitime nga Kongresi.

Arben Malaj: Unë besoj se nuk janë ata që kanë frikë më shumë frikë kanë ata që i thërrasin në zyra shtetërore për tu marrë firmat për zhvillimet politike në PS.

Gazetari: Mos do krijohet precedenti i dy KPD, pra KPD e tyre dhe KPD juaj ku ju do kandidoni për sekretar të përgjithshëm?

Arben Malaj: PS nuk mund të ketë dy KPD sepse mbi të gjitha çdo KPD kërkon më shumë se gjysmën për tu mbledhur dhe për tu quajtur e ligjshme.

Gazetari: Mos keni arritur në pikën e hendekut pra ku dy grupimet nuk mund të qendrojnë më bashkë dhe ju duhet ta kuptoni një gjë të tillë ?

Arben Malaj: PS ka vetëm një seli dhe ka vetëm struktura të zgjedhura nga Kongresi që funksionojnë. Kush nuk pranon ti respektojë ky ka të bëjë me veprimin individual dhe jo me zgjidhje të problemeve.

Gazetari: Megjithatë ata deklarojnë që me metoda demokratike do të hedhin poshtë të gjitha vendimet që ju do bëni në Kongresin të ashtuquajtur të paligjshëm?

Arben Malaj: Unë nuk u besoj llafeve të tyre, sepse ata krijojnë veprimin më antidemokratik kur u dha rezultati i kryetarit. Jo vetëm qe ikën në mënyrë brutale nga salla por dhe ofenduan delegatët të cilët natyrshëm mund të parapëlqejnë Nanon, Majkon dhe këdo tjetër, por janë socialist dhe duhet respekti ndaj tyre. Pra ata e treguan se nuk i njohin rregullat demokratike. Ata njohin vetëm rezultatet kur janë në favor të tyre.

Kastriot Islami: Natyrisht KPD do të mblidhet sepse ai është forumi legjitim në bazë të votimit nga Kongresi dhe aty do te merren dhe vendimet përkatëse. Është marrë një vendim në Kongres për mënyrën e votimit dhe thuhet që 80 të parët pavarësisht nga numri i votave zgjidhen anëtarë të KPD-së dhe vendimet e Kongresit kanë të njëjtën vlerë si artikujt e statutit në momente të veçanta. Pra nuk ka asnjë kontroduksion midis vendimit të Kongresit dhe artikujve të statutit për më tepër do thoja që precedenti në PS është i tillë që në të gjithë konferencat e rretheve në Kongresin e partisë por gjatë gjithë historisë së tij është vepruar në këtë mënyrë. Precedente është kjo që bën Fatos Nano, thërret KPD-ja pasi është mbyllur rendi i ditës, është një precedent bile shumë i rrezikshëm që do të thoja duhet ndaluar dhe nëse ai nuk i thërret arsyes kam përshtypjen që PS do të gjejë forca për ta ndaluar. Do ta ndalojmë me metoda demokratike.

Gramoz Ruçi: Përderisa statuti thotë që quhet i zgjedhur ai që ka marrë 50 plus 1, atëherë pika 3 e rendit të ditës ka të drejtën ekskluzive t’i japë përgjigje statutore vetëm ai forum që miraton apo interpreton statuti që është Kongresi i partisë. Nuk është shpallur rezultati. Ajo është një komunikim i komisionit të votimit. Une si komision votimi numërova votat dhe secili nga 1 deri tek 171 kanë marrë kaq numër votash, s’ është e drejtë e komisionit të votimit të interpretojë statutin./tvklan.al