Prezantimin e projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2018, ministri i Ekonomisë dhe Finanacave Arben Ahmetaj e bëri vetëm në prani të deputetëve socialistë, pasi opozita e braktisi konferencën e kryetarëve pa nisur ende diskutimi.

Në një sallë gjysëm bosh, Ahmetaj argumentoi se rritja ekonomike dhe ulja e borxhit janë në themel të draftit të hartuar nga Ministria e drejtuar prej tij.

Ministri Arben Ahmetaj:

“Buxheti 2018 është i vazhdimit të rritjes ekonomike, uljes së borxhit dhe konsolidimit fiskal që do mbeshtetet në dy shtyllat kryesore. Shtimi i të ardhurave nuk bazohet në rritje taksash, jo vetëm që nuk i kemi rritur, por në shumë sektorë i kemi ulur dhe ja vlen të theksojmë taksën zero për biznesin e vogël që do vijojë të jetë zero”.

Ashtu si në konferencën e kryetarëve, opozita ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në komisionet parlamentare, duke i bojkotuar ato.

Tv Klan