Një kërkesë e Petrit Vasilit për rishikimin e përbërjes së Komisioneve Parlamentare ka rikthyer debatet në Kuvend.

Opozita kërkoi që të bëhej një pushim dhe më pas të riktheheshin të gjithë në Kuvend, ndërsa maxhoranca kërkoi më shumë kohë dhe kjo pikë e rendit të ditës të votohej në seancën e radhës.

Por me shumicë votash propozimi i opozitës u rrëzua dhe kreu i PD, Lulzim Basha, nisi të fliste nga vendi dhe pa mikrofon duke hedhur akuza për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Ti je manekin. E rrënove Parlamentin që ditën e parë”, dëgjohet të ketë thënë Basha në Kuvend./tvklan.al