opozitaaaaaaaaaaOpozita braktisi seancën plenare në shenjë proteste ndaj kërcënimeve që sipas saj kryeminsitri Rama i ka bërë deputetes së qarkut të Lezhës Mejreme Dervishi për të lënë mandatin e deputetes, si dhe kandidates në listën e këtij qarku Mirela Neli.

Ish-kryeminsitri Berisha tha nga foltorja e kuvendit se ky është atentati i dytë për parlamentarizmin dhe demokracinë pas atij ndaj Azem Hajdarit.

Këto akuza u hodhën poshtë nga Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila tha zonja Dervishi ka qënë e detyruar të lërë mandatin e deputeti për arsye shëndetësore.

Ish-kryeminstrin Berisha akuzoi kryemisnitrin Rama për lidhje me krimin, teksa u ndal në atentatin e Rrogozhinës ku mbeti i pajetë Gjepali dhe shpërthimit me tritol gjatë ditës së sotme ndaj një biznesmeni në Durrës.