Opozita sërish në protestë më 31 Maj

Opozita sërish në protestë më 31 Maj

22:28 25/05/2019

Pak pas përfundimit të protestës së të shtunës, opozita e bashkuar vendosi se kur do të mbajë të radhës. Mësohet se protesta do të zhvillohet më 31 Maj. Kjo datë korrespondon me nisjen e fushatës elektorale nga PS për zgjedhjet e 30 Qershorit, të cilat opozita i ka bojkotuar.

Ndërkohë, protesta e sotme që u zhvillua para Kryeministrisë dhe Parlamentit ishte përgjithësisht e qetë, me përjashtim të një incidenti përpara Kuvendit. Aty protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe flakadanë, çka solli reagimin e policisë, të cilët hodhën ujë ndaj tyre.

Ndërsa është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, që situata të mos agravohej. /abcnews.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT