Opozita e bashkuar dënon deklaratën e Policisë së Shtetit, e cila më herët u shpreh se ka të dhëna se protestuesit do të hyjnë me forcë në sallën e parlamentit. Në një deklaratë për mediat, opozita thotë se nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Kryeministrit Rama.

“Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë. Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës. Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë”

.

Më tej, duke komentuar vendimin për anulimin e seancës plenare të së enjtes, opozita shprehet se kjo nuk do të mund të ndryshojë axhendën e popullit.

“Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur! Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit”.

“Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve”

, thuhet më tej në deklaratë.

/tvklan.al