“Gjiknuri bojkotoi mbledhjen, do të ndryshojë rregullat kur loja ka filluar”

Oerd Bylykbashi tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se opozita paraqiti letrën me të cilën i është drejtuar OSBE/ODIHR për listat dhe koalicionet parazgjedhore. Ish-deputeti deklaroi se opozita kërkon ruajtjen e koalicioneve siç janë sot, ndërsa PS do të ndryshojë rregullat kur loja ka filluar.

“Ne kërkojmë ruajtjen e koalicioneve siç janë sot. PS do të ndryshojë rregullat kur loja ka filluar. E kemi përgatitur letrën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.  Sot PS refuzoi që t’i drejtohemi OSBE/ODIHR dhe përfaqësuesi i mazhorancës bojkotoi seancën. Shpresojmë që PS-ja të reflektojë”, tha Bylykbashi.  

Nëse ligji miratohet pa konsensusin e opozitës, Bylykbashi tha se do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare.

Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve. Mazhoranca kërkon të ndryshojë mekanizmin që partitë marrin vota dhe votat kthehen në mandate. Venecia dhe ODHIR e kanë vijë të kuqe. Këto elemente thelbësore nuk ndryshojnë nëse kanë kaluar një vit. Ligji do të ishte jashtë standardeve kombëtare. Qëllimi i Këshillit është që të arrihet një marrëveshje konsensuale për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve”, tha Bylykbashi. 

Për opozitën vijon të qëndrojë në fuqi marrëveshja e 5 Qershorit, por Rama sipas tyre duhet të japë llogari për ndryshimet kushtetuese. Ai u shpreh se drafti i opozitës për koalicionet në zgjedhjet e ardhshme është Kodi Zgjedhor ekzistues.

“Për ne ajo që është rënë dakord më 5 Qershor qëndron dhe s’ka nevojë të ndryshojë. Opozita ka për draft kodin ekzistues sa i përket koalicioneve. Ata që duan ta ndryshojnë dhe në shkelje të standardeve është mazhoranca. Duhet t’i japë llogari opinionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm, për këtë i drejtohemi ODIHR-it”, tha Bylykbashi. /tvklan.al