Kosovë – Në Vetëvendosje ka pozitën e koordinatores së Komiteteve, por në disa mesazhe të bisedës së saj me ish-kryeshefin e KEK-ut e që janë publikuar në media në Kosovë, Dejona Mihali duket të ketë fuqi të madhe në Kosovë.

Madje referuar këtyre mesazheve, ajo urdhëron se kur të mos ndalet rryma në Kosovë. Në kërkesën që i bën ish-kryeshefit të KEK-ut sa ishte në pozitë që të takohen në selinë e Vetëvendosjes e sugjeron që të vendosë një kapele në mënyrë që të mos njihet.

E opozita në seancën e sotme ka vendosur kapele në Kuvend të cilën e ka bojkotuar sërish mazhoranca.

Sipas opozitës, mesazhet e publikuara nxjerrin në pah, siç e quajnë kriminalitetin, e kapluar në Kosovë.

Deputetët e opozitës brenda  6 ditësh kanë mbajtur tri seanca të jashtëzakonshme, e që janë bojkotuar nga pozita. 

Tv Klan