Shqetësues e konsideron raportin e progresit për Kosovën deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj. Sipas tij një nga termat që përdoret më së shumti është “centralizim tek pushteti ekzekutiv”.
Ai ka shtuar se raporti shpërfaq edhe mungesën e bashkëpunimit me partitë opozitare ka penguar progresin dhe reformat e lidhura me BE-në.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se ky raport reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian.
Por për pushtetin ky raport konsiderohet pozitiv.
Ujkanit i reagoi deputeti i pavarur Haki Abazi.
Komisioni Evropian një ditë më parë i ka dorëzuar raportin vjetor të progresit Kosovës, e cila synon anëtarësimin në BE.
Tv Klan