“Aksident i dobishëm” për Kryeministrin Rama, deputetët e gafave dhe fjalimeve pa kuptim

Ju kemi gjetur në Hënë, ju kemi gjetur në Mars, madje ndonjërin prej jush e kemi gjetur edhe në Jupiter. Ju jeni aksident i dobishëm në këtë fazë, pasi falë jush kemi arritur të bëjmë atë që nuk do të kishim bërë dot nëse këtu do të ishin, Luli apo Monika”.(29 Tetor, 2020)

E përveç kontributit që i dha mazhorancës për të votuar çdo ligj të tyre, opozita e pas djegies së mandateve do të mbahet mend për gafat e shumta në parlament dhe fjalimet e pazakonta në foltore.

 “Ky projektligj shmang çdo përgjegjësi, për dështimin e investimet të këperatës. Por çfarë është këperata e investimeve?” (18 Tetor, 2019)

8 Marsi i një viti më parë, deputetin Kostaq Papa e bëri nostalgjik për rininë e tij, aq sa nuk u përmbajt në foltoren e Kuvendit.

Kostaq Papa: “Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat aq më tepër sepse në rininë time të gjitha fëmrat që më janë ofruar mua kur kisha edhe kaçurrela por edhe para kanë pirë më shumë ujë (ngatërrohet), kanë pirë më shumë whiskey ose pije të mira sesa ujë”.

Në kulmin e pandemisë  kur e gjithë bota ishte e gjunjëzuar, në Kuvendin e Shqipërisë COVID-19 cilësohej thjesht një grip stinor.

Kujtim Gjuzi: “Shqiptarë, nuk ka COVID-19. Gripi është stinor, është stinor, nuk ka grip. Kush të ulet? Kush jeni ju që më thoni ‘ulu’, e nderuar kolege?”

Madje në parlamentin tonë aspak të zakontë, kishte dhe ligjvënës që kujdeseshin për interesin e nipërve dhe mbesave pensioniste.

Jenisheri:Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionistë, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit”.

Seanca e 7 Korrikut, shënoi fundin e rrugëtimit të një opozite e cila për dy vite, veç opozitarizmin kurseu.

Klan News