Aleatët të ndarë edhe për lirimin e zyrave të bashkive

Opozita është e përçarë për 13 Tetorin. Ndryshe nga Lulzim Basha, i cili një ditë më parë deklaroi nga Korça që paralelisht me zgjedhjet lokale të zhvillohen edhe ato parlamentare, aleatët e opozitës e shohin të pamundur mbajtjen e tyre në datën e dekretuar nga Presidenti Meta.

Mediu shkon edhe më tej duke mos i kursyer kritikat ndaj Lulzim Bashës, teksa komenton largimet e kryebashkiakëve të opozitës ditët e fundit.

Më i tërhequr duket Dashamir Shehi.

Bashkohen me Lulzim Bashën teksa ky i fundit thotë se nuk mund të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër, por kreut të demokratëve i sugjerojnë që të mos refuzojë tryezën e dialogut me kryetarin e Partisë Socialiste.

Thirrje për dialog kanë adresuar jo pak herë edhe ndërkombëtarët, përfshi këtu edhe Presidentin Ilir Meta, i cili është shprehur i gatshëm për t’i pritur palët në zyrën e tij, por që deri më sot ka rezultuar pa sukses.

Tv Klan