Partitë opozitare kanë nisur që sot aktivitetet në përkujtim të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Organizatat rinore të disa partive të djathta duke rikthyer kujtimet e 10 viteve më parë, kanë nënvizuar se mitet e diktaturës janë rishfaqur përsëri në Shqipëri sipas tyre duke rrezikuar demokracinë.

Të rinjtë e djathtë kanë kërkuar heqjen e fotografisë së Enver Hoxhës nga Ministria e Jashtme. Në këtë takim ata kanë hedhur idenë e aktivizimit të të rinjve në politikën opozitare. Aktiviteti i sotëm i paraprin ditës së nesërme ku 10-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës do të përkujtohet në sheshin “Skënderbej”./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego