Kryetarët e Grupeve Parlamentare të Partisë Demokratike dhe LSI kanë kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Kryeministrin Edi Rama për pengim të zbardhjes së të vërtetës në çështjen “Xhafaj”.

Në muajin Maj opozita publikoi një audiopërgjim ku pretendohet se dëgjohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, teksa bën pazare droge.

Pas këtij publikimi, Kryeministri Rama deklaroi se sipas një ekspertize që ai kishte kryer në një laborator jashtë vendit audiopërgjimi ishte montazh.

Por ndërkohë, këtë ekspertizë nuk e ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila po heton çështjen.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, në një prononcim për mediat pas kallëzimit penal tha se “Rama ka detyrimin ta dorëzojë këtë për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. Duke mos e publikuar këtë, kryeministri jo vetëm që ka manipuluar opinion publik, por po pengon zbardhjen e të vërtetës.”

“Ne iu drejtuam Prokurorisë me një kallëzim Penal ndaj Kryeministrit Edi Rama për pengim të të vërtetës, për fshehje të të vërtetës, duke mos dorëzuar në prokurori ekspertimin që ai i ka bërë në një periudhë aq të shkurtër kohe në një nga laboratorët më të mirë të botës”, tha Spaho.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1957136171004221/

/tvklan.al