Opozita kërkon anulimin e projekteve “1 Miliardë Euro PPP”

Opozita kërkon anulimin e projekteve “1 Miliardë Euro PPP”

15:49 28/01/2019

Me rikthimin në Kuvend, pas një mungese të gjatë në diskutimet e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, opozita i kërkoi Ministres së re të Financave, Anila Denaj, anulimin e të gjitha projekteve Partneritet Publik-Privat të programit “1 Miliard Euro Rindërtim”.

Drejtuesja e Ministrisë së Financave nuk dha një përgjigje të prerë se çfarë do të ndodhte me projektet ku është shpallur fituesi i tenderit, por nuk është firmosur ende kontrata dhe as me propozimet e pakërkuara që janë në proces shqyrtimi.

Vetë qeveria ka depozituar në Kuvend një nismë që prej Korrikut të këtij viti, që ndalon shqyrtimin e kërkesave të pakërkuara në infrastrukturën rrugore. Por një përgjigje më të qartë e dha ish-Ministri Arben Ahmetaj, sot kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Në fund të seancës, Komisioni miratoi aktin normativ të ndryshimit të buxhetit të 2018-s me votat e mazhorancës, demokratët votuan kundër dhe LSI abstenoi.

Socialistët rrëzuan edhe amendamentet e depozituara nga dy deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për ndryshimin e buxhetit të këtij viti me qëllim mbështetjen e kërkesave të studentëve.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi