Opozita kundërshton strukturën e qeverisë për funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Në Komisionin e Ekonomisë ka qenë ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato për të raportuar mënyrën e riogranizimit të këtij Këshilli, por deputetët demokratë e kanë quajtur nismën si një fasadë të Kryeminsitrit Rama, madje deputeti Shehaj e quajti fasadë edhe krijimin e ministrive të shtetit.

Deputeti Dashamir Shehi kërkoi që këshilli të ketë një pjesëmarrje më të gjerë, disa partiake dhe të vendosë hallka kontrolli mbi nismat që miraton qeveria për buxhetin dhe ndryshimet e regjimeve fiskale.

Struktura e Këshillit Ekonomik Kombëtar është riorganizuar duke krijuar një sekretariat i cili do të hartojë politika dhe raporte për t’ia vënë më pas për miratim këshillit. Ai do të drejtohet nga kryeministri dhe do të paguhet nga buxheti i kryeministrisë.

Tv Klan