PDK: Nuk pati vizion të qartë, por improvizime

Deputetët e partive opozitare kanë kritikuar qeverinë Kurti për jotransparencë në dialogun me Beogradin.

Në konferencën e organizuar nga KDI me temën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?” opozita po e konsideron të gabuar qasjen e kësaj qeverie e cila nuk ka kërkuar ndihmë dhe unitet nga opozita.

“Ajo çka tash shohim është mos përgatitje për këtë temë, duket se ka improvizime në hapa por jo vizion të qartë. Qasja fillestare që thonin që nuk kanë gjetë dokumente ka qenë joserioze, sepse ne i kemi dorëzuar të gjitha”, tha deputeti i LDK, Driton Selmanaj.

“Ajo çka tash shohim është mos përgatitje për këtë temë, duket se ka improvizime në hapa por jo vizion të qartë. Qasja fillestare që thonin që nuk kanë gjetur dokumente ka qenë joserioze, sepse ne i kemi dorëzuar të gjitha”, u shpreh Besnik Tahiri nga AAK.

Por në mbrotje të qeverisë Kurti ka dalë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila.

Kryeministri Kurti vazhdimisht po insiston se në takimet në Bruksel nuk do të ketë vazhdim të dialogut të mëparshëm por do të jetë një fillim i ri. Por SHBA-ja e BE-ja janë kundërpërgjigjur duke thënë se nuk mund të nisë gjithçka nga e para.

Tv Klan