Opozita: Kurti të koordinohet me aleatët, pasojat e vendimeve të tij po i vuan vendi


Opozita: Kurti të koordinohet me aleatët, pasojat e vendimeve të tij po i vuan vendi

16:54 10/02/2024

Partitë e opozitës në Kosovë janë kritike për Kryeministrin Albin Kurti pasi sipas tyre ai duhet të koordinohet me aleatët dhe partnerët përpara se të marrë vendime të rëndësishme.

Duke iu referuar asaj që ndodhi me ndalimin e dinarit, përfaqësues të këtyre partive thonë se pasojat e vendimeve të Kurtit, po i vuan vendi.

Ne fatkeqësisht si vend jemi në sanksione edhe tani duke u bazuar në veprimet moskoordinuese të qeverisë aktuale, respektivisht të Kryeministrit Kurti. Ne e konsiderojmë që koordinimi me aleatët është i domosdoshëm sepse rruga e Kosovës për të ardhur deri këtu ka qenë koordinim më aleatët”, thotë deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Edhe deputetja e AAK-së Time Kadriaj e sheh të gabuar moskoordinimin e qeverisë me aleatët.

“Ajo çka po flitet, ajo çka po thuhet është një moskoordinim me aleatët tanë dhe si pasojë ne ende po i vuajmë pasojat e veprimeve të pakoordinuara për fillimin e implementimit të marrëveshjes për targa”, shprehet Time Kadriaj.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe pas presionit të tyre u vendos të ketë një periudhë tranzicioni.

Tv Klan









Të ngjashme