Opozita: Kurti të publikojë draftin për Asocacionin


Opozita: Kurti të publikojë draftin për Asocacionin

17:48 15/11/2023

Enver Hoxhaj: Antidemokratike, mbajtja fshehur e propozimit të BE

Deputeti i PD së Kosovës, Enver Hoxhaj e quan draft-statutin e fundit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të pakrahasueshëm me versionet e mëparshme duke argumentuar se i njëjti e pranon shtetin e Kosovës. Por kryeministri Kurti deri më tani ende nuk e ka bërë publik këtë raport duke u arsyetuar se këtë ia kanë kërkuar ndërkombëtarët.

Hoxhaj, e konsideron antidemokratike që ky draft të mbahet i fshehtë nga opinioni publik.

“Është e pakuptueshme dhe anti-demokratike që ky draft të mbetet i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme.”

Një draft së fundmi është publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani. Qeveria e Kosovës nuk e ka mohuar e as pohuar nëse ky draft-statut është i njëjti me atë të BE-së duke thënë se e kanë të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet.

Hoxhaj heziton ta komentojë pa e parë versionin zyrtar.

Pikërisht themelimi i Asociacionit sipas palës serbe do të jetë temë kryesore e takimit të së enjtes në Bruksel. Pala kosovare ka konfirmuar pjesëmarrjen duke mos komentuar temat. Megjithatë kryeministri Albin Kurti insiston që të nënshkruhet plani i BE-së ku është i përfshirë Asociacioni si dhe zbatimi edhe i pikave të tjera të marrëveshjeve të Brukselit.

Klan News










Të ngjashme