Opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe krijimin e një qeverie teknike për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Me këto kërkesa u përmbyll mbledhja e kryesisë së VMRO-DPMNE-së, e cila u mblodh darkën e të mërkurës.

Mbledhja erdhi pas referendumit të së dielës për marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri shtetëror.

Zyrtarët e VMRO-së thanë se nuk e njohin këtë rezultat, për shkak të pjesëmarrjes – sipas tyre tepër të ulët të votuesve.

Propozimi i tyre është që të krijohet një qeveri teknike me mandat 100 ditor.

Tv Klan