“Kemi gati propozimet konkrete për reformën zgjedhore”

Për t’i dhënë fund shitblerjes së votave, opozita thotë se i ka gati propozimet e saj, duke ia besuar zgjedhjet teknologjisë.

Të mbledhur në selinë blu, ekspertët e opozitës ranë dakord lidhur me implementimin e teknologjisë në zgjedhje, duke nisur nga identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik.

“Ky sistem do të bëjë të mundur heqjen e komisionerëve, të cilët me urdhër politik nga mazhoranca manipulojnë zgjedhje dhe gjithashtu do të garantojnë një numërim të besueshëm në kohë të shkurtër, i cili garanton legjitimitet dhe besueshmëri të procesit”, deklaroi Bylykbashi pas mbledhjes së grupit të punës.

Ai tha se zgjidhjet që ofron opozita bazohen ne rekomandimet e osbe odihrit dhe se propozimi i saj mbështetet në planin pesë pikësh.

Tv Klan