Kushti: Zgjedhje të parakohshme brenda 2 muajve

VMRO-DPMNE-ja, më 18 Qershor, do të organizojë protestë të madhe para Qeverisë, kurse do të vazhdojë bllokimi i parlamentit. Kështu vendosën organet e partiake pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.

“Më 18 Qershor do të mbahet protestë e madhe popullore. Komiteti Ekzekutiv vendosi të vazhdojë bllokimi aktiv i Kuvendit, kurse njëkohësisht hapim dyert për hapa të rinj në periudhën e ardhshme. Heshtja nuk është opsion, protestë për ndryshime dhe jetë më të mirë”.

Sipas VMRO-DPMNE-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja për krizën politike, që sipas tyre mund të mbahen për më pak se dy muaj.

Ndryshe, VMRO-DPMNE, nisi, siç e quajnë nga opozita maqedonase, bllokimin aktiv të parlamentit, pasi nuk u dakordua një takim liderësh ku do të bisedohej për zgjedhje të parakohshme.

Tv Klan