“Një horr i kthyer në hero”

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama e bërë pas denoncimeve të ish-nënkomisarit të Krujës Emiljano Nuhu, sipas opozitës mjafton që kreu i qeverisë të ndiqet penalisht për tre akuza.

Edmond Spaho, Kryetar i Grupit të PD-së: K

ryeministri në një komunikim publik kërcënon nënkomisarin Nuhu duke e quajtur horr që është kthyer në hero.  Me këtë deklarim kryeministri ka kërcënuar, i është kanosur komisarit në kushtet e të qenit në detyrës shtetërore, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore pasi prokuroria kishte filluar paralelisht dy hetime. Kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit.

Depozitimi i kallëzimit në Prokurorinë e Tiranës u pasua me reagimin e kryeministrit Rama .

“I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”

-shkruan kryeministri.

Përshpejtim të hetimeve kërkoi edhe Taulant Balla që akuzohet se bashkë me deputetin Rahman Rraja i bënë presion nënkomisarit Nuhu.

Taulant Balla:

Prokuroria të zbardhë akuzat kemi qenë atje apo jo. Kjo histori do të jetë historia e radhës e turpit të radhës.

Por opozita duke iu kundërpërgjigjur kreut të grupit socialist akuzoi prokurorinë se është palë me qeverinë, e cila sipas Partisë Demokratike po fsheh pamjet e kamerave të sigurisë së komisariatit të Fushë Krujës për të mbrojtur Taulant Ballën, siç ka bërë më herët edhe me ish-deputetin Armando Prenga.

Tv Klan