Opozita parlamentare: Po bëhen pazare për arritjen e një marrëveshjeje

Opozita parlamentare: Po bëhen pazare për arritjen e një marrëveshjeje

16:04 12/09/2019

Opozita parlamentare ka vijuar dhe në seancën e kësaj të enjteje me akuzat se socialistët brenda dhe demokratët jashtë institucioneve, po bëjnë pazare për të arritur një marrëveshje.

Të ndjerë mesa duket të kërcënuar nga një akord mes dy partive të mëdha, ata kërcënojnë se nuk do të miratojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nëse nuk ndryshohet sistemi elektoral.

Taulant Balla dhe Pandeli Majko u përpoqën t’i qetësojnë dhe nënvizuan rëndësinë që ka vota e tyre për reformat e rëndësishme për vendin, përfshirë këtu dhe Reforma Zgjedhore.

Në parlament janë rrëzuar dhe 8 dekrete të kreut të shtetit, që kthente për rishqyrtim projektligje, si dhe propozimin e tij për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT