Aleatët e demokratëve po përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Kryetari i Partisë Agrare Ambientalistë  Agron Duka thotë se situata politike e tensionuar, gjendja e krimit dhe lidhjet e tij me maxhorancen e bëjnë te pashmangshme thirrjen e shqiptareve përpara kutive të votimit.

Ndërsa duket se i ka të qarta objektivat për zgjedhjet lokale në Durrës, Duka nuk i kursen akuzat për keqmenaxhim ndaj kryebashkiakun Vangjush Dako.

Gjatë takimit në Durrës kreu i PAA-se i bëri thirrje simpatizantëve që t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila është paralajmëruar se do të mbahet më datë 26.

Tv Klan