Berisha fton qytetarët e Tiranës të mblidhen të mërkurën

Sipari i një revolucioni që nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës e ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha protestën e 11 Shkurtit edhe gjatë një takimi me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Por kësaj proteste ai tha se do t’i paraprijë një tjetër tubim tjetër, ai që do të zhvillohet të mërkurën përpara parlamentit, ditë kur deputetët demokrat kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zhvillimin e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama për çështje “McGonigal”.

Ndaj ai ftoi qytetarët e Tiranës që të mblidhen përpara parlamentit.

Tv Klan