Opozita proteston sot para Parlamentit, teksa paralelisht do të zhvillohet seanca plenare.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 10:00. Protesta e opozitës vjen pas publikimit të investigimit të dytë të televizionit italian Rai3, për të cilin deputetët e pakicës kërkojnë mocion me debat në Parlament, kërkesë që nuk është futur në seancën e sotme.


Në këtë kuadër, policia ka marrë masa dhe që prej orës 08:00 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”. Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

Policia e Tiranës u ka bërë thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime që të distancohen nga aktet e dhunës.

/tvklan.al