Prej më shume se 8 orësh në Xhedah të Arabisë Saudite, delegacionet e nivelit të lartë SHBA-ve dhe Ukrainës po bisedojnë për arritjen e një zgjidhjeje që do të çojë në fundin e luftës 3-vjeçare me Rusinë.
Pala amerikane përfaqesohet nga sekretari i Shtetit Mark Rubio se bashku me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz dhe të dërguarin e SHBA-se për Lindjen e Mesme, Steve Uitkoff.
Ndërsa ajo ukrainase kryesohet nga shefi i zyrës së Zelensky, Andri Jermak.
Raundi pare i bisedimeve zgjati katër ore, ku u diskutua për marrëveshjen për shfrytëzimin e burimeve minerale të rralla të Ukrainës dhe plani i pjesshëm armëpushimi që parashikon ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjata dhe një armëpushim që mbulon Detin e Zi.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Mike Waltz tha se bisedimet po ecin në drejtimin e duhur.
Ndërsa negociatat vazhdojnë në Arabine Saudite, në Paris, Presidenti francez, Emmanuel Macron mblodhi shefat e shtabeve të 30 shteteve të BE dhe të NATO-s për formimin e koalicionit të vullnetarëve në mbështetje të Ukrainës.
Përpara nisjes së bisedimeve, Ukraina ndërmori një sulm masivë duke lëshuar 337 dronë në total në gjithë territorin rus, përfshirë 91 në Moskë dhe 126 mbi rajonin e Kurskut. Sipas Kremlinit 3 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, ndërsa dëme të shumta u shkaktuan nëpër lagjet e banimit përreth kryeqytetit rus.
Tv Klan