Oqeanet nuk janë vetëm në Tokë – TV KLAN

Oqeanet nuk janë vetëm në Tokë

Uji në sistemin Diellor është më i bollshëm sesa mendohej. Edhe Plutoni fsheh një oqean nën sipërfaqen e tij të ngrirë, ashtu sikurse Hëna e Mërkurit, Europa dhe ajo e Saturnit, Encelado.

Në këtë konkluzion kanë mbërritur shkencëtarët e universiteteve japoneze, të cilët janë bazuar në studimet dhe simulimet në kompjuter nga të dhënat e marra nga sonda hapësinore e NASA-s, New Horizons. Studimi është publikuar në revistën Nature Geoscience.

Sipas planetologëve japonezë, oqeani në këtë planet ndodhet në afërsi të ekuatorit, aty ku edhe shtresa e akullit mendohet të jetë më e hollë, ndërsa madhësia sipas tyre është sa shteti amerikan i Texas-it.

Prania e oqeaneve nëntokësore dhe prania e ujit në disa planete të sistemit diellor, sipas ekspertëve shton mundësitë e formave të jetës në hapësirë.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusKurioziteteTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione