Oqeanet po ngrohen, si po ndryshon klima


Oqeanet po ngrohen, si po ndryshon klima

09:00 17/10/2020

Ngrohja globale po shkakton probleme serioze për oqeanin. Sipas studiuesve, ka depërtuar në pikat më të thella dhe dalëngadalë po i rrit temperaturën.

Ndërkohë që sipërfaqja ujore ka marrë pak a shumë klimën e tokës, shkencëtarët e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA, kanë zbuluar se pikat më të thella të Oqeanit Atlantik po ngrohen.

Nga krahasimi i analizave të bëra nga viti 2009 në vitin 2019, kërkuesit gjetën katër baza ujore së cilave ju rrit temperatura me 0.04 gradë Celsius, sa më shumë thellohej.

Një nga pajisjet arrinte deri në 4757 metra dhe shënoi shifra rekord temperaturash me kalimin e viteve.

“Kohë më parë, të gjithë ne mendonim se thellësia e oqeanit ishte e qetë dhe e palëvizshme. Nuk kishte ndryshime. Por sa më shumë kalonte koha, aq më shumë bindeshim se oqeani ishte shumë më kompleks sesa e mendonim”, shprehet oqeanografi Chris Meinen.

Një pjesë e misterit oqeanik lidhet me vendndodhjen. Pra oqeani ka një thellësi aq të madhe sa është e vështirë të mbash të dhëna të përditësuara, sidomos afatgjata. Sidoqoftë, përllogaritjet e fundit bazuar në ndryshime klimaterike kanë parashikuar se disa pika të oqeanit po ngrohen, gjatë procesit të qarkullimit ujor oqeanik.

Për shembull, oqeanet e jugut, që kanë ventilim më të mirë dhe të fuqishëm, po ngrohen me ritme të shpejta krahasuar me ato të veriut. Dhe sipas të dhënave nga brigjet e Uruguajit, jugu po përkeqësohet.

Në thellësinë fillestare, 1360 – 3535 metra, temperatura u rrit shumë më shumë se sa shkencëtarët e prisnin. Dhe pavarësisht se këto ndryshime ishin më të vogla në nivele më të thella, kjo mënyrë e rrjedhës së ngjarjeve dëshmon çfarë po ndodh në sipërfaqe.

“Ka shumë studime të bëra përreth globit dhe përsëri të dhënave as nuk ja ka hedhur sytë njeri. Shpresoj që zbulimet e bëra së fundmi të jenë shtysë për rianalizim të tyre dhe ne më në fund të kuptojmë si varion temperatura në oqean”, wshtë shprehur Meinen.  /tvklan.al





Të ngjashme