Ajri më i pastër në planetin tonë mund të thithet mbi oqeanin Atlantik. Vetëm aty, në një zonë me koordinata të caktuara, atmosfera nuk përmban asnjë pjesëz që të jetë rezultat i aktiviteti njerëzor, rrjedhimisht ndotjes.

Zbulimi mbërrin nga kërkuesit e universitetit të Colorados falë analizave të kryera gjatë ekspeditës shkencore Socrat dhe është publikuar në revistën e Akademisë amerikane të Shkencave Pnas.

Studimi është përqendruar në kampione ajri nga shtresa më e ulët e atmosferës në bord të anijës për kërkimet shkencore Investigator, në një zonë mes Tasmanisë dhe kontinentit të akullt në jug të botës.

Bakteret e pranishme në këto kampione të cilat u  morën nga ajo pjesë e atmosferës, janë të gjitha me prejardhje detare, që mbërrijnë pikërisht nga oqeani. Përbërja e tyre ndryshon me vendndodhjen gjeografike dhe sipas shkencëtarëve kjo do të thotë se substancat ndotëse me origjinë njerëzore që mbërrijnë nga kontinentet  nuk udhëtojnë për në jug aq sa për të arritur të ndikojnë ajrin që thithet në këtë pjesë te planetit.

Pra mesa duket Atarktida është e mbrojtur nga udhëtimi i mikroorganizmave e mikropjesëzave që çlirohen nga kontinentet e banuara jugore. Kështu, oqeani Atlantik është ndër zonat më të pastra e të paprekura të Tokës.

Klan Plus