Juirdo Cani nuk shkoi më shumë se çerekfinalet e Lojërave Mesdhetare. Sportisti shqiptar i taekwondo mundi në ndeshjen e parë kundërshtarin nga Qipro, Ioannis Pilavakis në peshën deri 68 kilogramë.

Rezultati i takimit ishte 26 – 24 për Canin. Kroati Lovre Brecic ishte një rival më i fortë dhe arriti ta mundë Juirdo Canin me rezultatin 42 – 10.

Shqipëria ka marrë 4 medalje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Ato janë 2 ari të marra nga Luiza Gega e Zelimkhan Abakarov, 1 argjendi nga Erkand Qerimaj dhe 1 bronzi nga Islam Dudaev, në disiplinat e mundjes, atletikës dhe peshëngritjes.

Ekipi kuqezi pati mungesa të rëndësishme në këtë aktivitet për shkak të dëmtimeve si Izmir Smajlaj e Briken Çalja dhe infektimit me covid-19 të Evagjelia Velit.

Tv Klan