Kritika për BE dhe Zelensky-n në fjalën e fitores

Viktor Orban siguron mandatin e katërt radhazi si kryeministër i Hungarisë, duke u bërë udhëheqësi më jetë gjatë që prej rënies së komunizmit në vend, por edhe në vendet e BE-së në 3 dekadat e fundit.

Partia e tij siguroi sërish 2/3 e vendeve në parlamentin me 251 deputetë. Triumfin e nacionalistëve të Orbanit nuk e ndali as bashkimi i partive kryesore të opozitës që nuk siguruan më shumë se 56 deputetë për 4 vitet e ardhshme.

Në fjalimin e fitores, Orban nuk i kurseu kritikat për ata që i konsideron si “Burokratët” e Brukselit, por edhe për presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, të cilin e renditi në listën e kundërshtarëve.

58-vjeçari shquhet për marrëdhëniet miqësore me Rusinë, me një politikë dallon dukshëm nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian. Orban, po ashtu ka pasur raporte të vështira me Brukselin, që vazhdimisht ka kritikuar partinë Fidesh për minim të institucioneve demokratike.

Përfshirë edhe mandatin kryeministror të viteve 1998 -2002, i pesti me ndërprerje, Orban ka qëndruar në krye të qeverisë 15 vite e 270 ditë, më shumë se çdo kryeministër tjetër hungarez.

Tv Klan