Orban merr lëvdatat e Trump për emigrantët

Orban merr lëvdatat e Trump për emigrantët

11:09 14/05/2019

Politikat bllokuese ndaj emigrantëve të Viktor Orban, të kritikuara gjerësisht nga Bashkimi Europian, kanë marrë lëvdatat e presidentit amerikan Donald Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i rezervoi një pritje të ngrohtë kryeministrit hungarez Viktor Orban, të cilin e përgëzoi për qëndrimet e tij.

Donald Trump – president i SHBA:

Viktor Orban ka bërë një punë të shkëlqyer dhe është i respektuar kudo në Europë. Ndoshta pak kundra rrymës sikurse unë, por ke mbajtur vendin tënd të sigurt.

Presidenti amerikan nënvizoi se Orban ka fituar respektin e madh veçanërisht të komunitetit kristian, për frenimin e miliona emigrantëve të ardhur nga Lindja e Mesme.

Vizita e një prej figurave kryesore euro-skeptike në Uashington vjen në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ku përplasja me kampin europeist pritet të jetë e fortë.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI