Papa Françesku është nën kujdesin e mjekëve dhe po pushon, thuhet në deklaratën e fundit nga Vatikanit. Ati i Shenjtë ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli të Romës që prej katër javësh.
Gjendja, sipas mjekëve paraqitet e qëndrueshme pas disa krizave të frymëmarrjes.
“Pneumonia e këtyre përmasave është sfiduese. Papa Françesku tashmë ka kaluar probleme me frymëmarrjen dhe kjo e komplikon pak situatën. Megjithatë mund të marrë javë për t’u shëruar”, kanë deklaruar mjekët.
Për herë të parë që nga shtrimi nëpërmjet një regjistrimi me audio të premten Papa falënderoi besimtarët për lutjet e tyre nga spitali Gemelli.
Ndërkohë në mungesë të tij, Vatikani vijon me festimet për vitin jubilar që po tërheq pelegrinët nga e gjithë bota në Romë. Këtë fundjavë, pelegrinazhi do të mbahet edhe jashtë spitalit Gemelli për t’u lutur për Papa Françeskun.
Klan News