Orëndreqësi i fundit i Librazhdit – TV KLAN

Orëndreqësi i fundit i Librazhdit

Isak Xhaferri është një nga mjeshtrit më të hershëm të orëve i mbetur gjallë. Ai e nisi këtë zanat para se Librazhdi të shpallej qytet dhe vazhdon të qëndrojë në studion e tij.

Çdo ditë zgjohet me sinkronin e zileve të orëve qindra vjeçare. Mjeshtri Isak Xhaferri ka 61 vjet që rregullon orët. Me bastun në dorë nuk mungon në dyqanin e tij. Punët më të mëdha aty i bën i biri Arbeni, por Isaku s’pushon.

Punishtja e tij e ka zanafillën që në 1958, para se Librazhdi të shpallej qytet. Isak Xhaferri u shkollua në Elbasan si orëndreqës nga familja e Dodbibës. Më vonë lidhi miqësi dhe me  Tufinajt mjeshtrat më të mëdhenj në Tiranë. Ky profesion është në zhdukje. Po plaku thotë se dikush duhet të mbajë gjallë.

Këtu në dyqanin e tij  gjenden sahate nga  koha e perandorisë osmane, rusëve, çekëve, kinezëve dhe gjermane. Një koleksionist i rrallë . Në studio shikon edhe orët e gjeologëve  të cilat  kurdiseshin njëherë në javë, orë që punojnë dhe sot./abcnews.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*