Tani e tutje, Organizata Botërore e Shëndetit ka vendosur të përdorë shkronjat greke për t’iu referuar varianteve të pikasura në Britani, Afrikën e Jugut dhe Indi.

Për shembull, variant britanik quhet Alpha, varianti afrikano-jugor Beta dhe variant indian Delta.

OBSH tha se kjo u bë për të thjeshtuar diskutimet dhe për të hequr stigmën që vjen nga emërtimet e mëparshme.

“Asnjë shtet nuk duhet të stigmatizohet për dallimin dhe raportimin e varianteve”, shkroi në Tëitter drejtuesja teknike e OBSH-së për COVID-19. “Sigurisht që emrat shkencorë nuk do të zëvendësohen, por do të jenë ndihmesë në diskutime”. Gjithashtu, ajo bëri thirrje për vëzhgim të fortë ndaj virusit dhe shpërndarje të të dhënave shkencore për të ndaluar përhapjen.

Lista e plotë e emërtimit të varianteve gjendet në ueb-faqen zyrtare të OBSH-së. Në rast se nuk do të mbesin më shkronja nga alfabeti grek për përdorim, do të hartohet një sistem i ri.

tvklan.al