Shefi i financave të ish-presidentit nuk deklaroi te ardhurat me vlere 1.7 milion Dollarë për 15 vjet

Kompania e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe shefi i financave janë akuzuar për evazion fiskal.

Allen Weisselberg, 73 vjeç, u dorëzua tek autoritetet e drejtësisë në Nju Jork. Ai u akuzua për mosdeklarim të të ardhurave me vlerë 1.7 milion Dollarë. Prokurorët thonë se skema 15-vjeçare ndihmoi drejtuesit të shmangin taksat duke dhënë përfitime, të tilla si qiraja dhe tarifat e shkollës.

Avokatët e firmës dhe Weisselberg kanë deklaruar pafajësinë e tyre për akuzën e  mashtrimit tatimor. Asnjë akuzë nuk u ngrit kundër Trump personalisht. Organizata Trump është një kompani familjare që zotëron hotele, klube golfi dhe prona të tjera  dhe përfaqëson gjithashtu një marke globale që përfshin oferta librash, shfaqje televizive. Akuzat penale janë të parat që lindin nga hetimet e gjata për mashtrim të pretenduar nga të dy prokurori i rrethit Manhattan dhe prokurori i përgjithshëm i shtetit.

Barry Weisselberg, i cili administronte një pistë patinazhi nën pronësi të Trump, në një nga zonat e njohura të Nju Jorkut në Central Park, gjatë një dëshmie për divorc në 2018, shprehej se apartamenti i Trump ishte i korporatës dhe për këtë arsye nuk paguante qira.

Çështja penale kundër Allen Ëeisselberg-ut, një besnik i Trump dhe babait të tij Fred Trump, një biznesmen i njohur në fushën e pasurive të patundshme, mund t’u japë prokurorëve mjetet për të ushtruar presion ndaj tij që ta detyrojnë të bashkëpunojë për të treguar ato që ai di mbi marrëdhëniet e biznesit të Trump.

Trump dhe aleatët e tij kanë thënë se hetimet janë të motivuara politikisht. Aktakuza u dërgua ish presidentit amerikan i cili vijon te jete ne diskutime për një kthim të mundshëm si president në 2024.

Klan News