Qytetarë të shumtë nga Elbasani dhe zonat përreth u bënë pjese e aktivitetit

Për të promovuar turizmin, u organizua në Gjinar të Elbasanit festa Miqtë e Malit. Qytetarë të shumtë që kishin ardhur nga zonat përreth, përveçse pushuan në natyrën e mrekullueshme të fshatit, patën mundësi të shikonin edhe panairin e prodhimeve artizanale dhe ato agroushqimore. Nuk mungoi as muzika live.

Gjithçka u organizua nga bashkia e Elbasanit në kuadër të aktiviteteve për sezonin turistik.

“Sot më bëhet qejfi që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, turistë, miq të Gjinarit, dashamirës, ata të cilët e duan natyrën, e duan ushqimin e mirë dhe njerëzit e kësaj zone. Është një traditë e cila po vazhdon, e rikthyem pas pandemisë, është një aktivitet për promovimin e Gjinarit pasi dhe projektet tona për zhvillimin turistik të zonës së Gjinarit, janë të mëdha”, është shprehur kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llataj.

Miqtë e Malit është një festë që është kthyer në traditë tashmë dhe zhvillohet prej shumë vitesh në Gjinar.

Klan News