Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt është infektuar me koronavirusin Covid-19 vetëm disa ditë pasi organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 34-t.

Nuk është e qartë nëse Xhamajkani ka simptoma të sëmundjes, por mediat vendase raportojnë se ai është në izolim. Të dielën ai mësoi se analizat tregonin që është pozitiv me Covid-19.

Më 21 Gusht, 34-vjeçari mblodhi shumë emra të njohur të sportit në një festë që organizoi në Xhamajka për ditëlindjen e tij.

Të pranishëm ishin edhe shumë emra të njohur të futbollit, si Sterling, Leon Bailey etj. “Ditëlindja më e mirë që ka patur ndonjëherë”, kështu e cilësoi Bolt festën e ditëlindjes së tij.  

Usain Bolt nuk është i vetmi sportist i njohur që infektohet me covid. Në Qershor, edhe ylli i tenisit Novak Djokovic rezultoi pozitiv me koronavirus. /tvklan.al