Dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Durrës, Fatmir Muça dhe Agim Cani janë gjobitur me 5 milionë Lekë të rinj pasi kanë organizuar tubim gjatë pandemisë.

Policia bën me dije se përfaqësuesi PD në Manzë Agim Cani dhe përfaqësuesi i PD në Shkallnur, Arapaj, shtetasin Fatmir Muça, asi të cilët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Sukth, shtetasi F. Ç., i cili ka lejuar zhvillimin e një  aktiviteti politik duke shkelur Aktin Normativ.

Policia apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi./tvklan.al