Kualifikimi dramatik në “Elbasan Arena” me Mlada Boleslat i ka frymëzuar futbollistët e Skënderbeut.

Arritja në fazën e play off ku do të kenë kundërshtar Dinamon e Zagrebit do të jetë një mundësi e dyfishtë për korcarët, të hakmerren ndaj kroatëve për eliminimin e dy viteve më parë dhe të tentojnë me maksimumin e tyre kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa League.

“Shkojmë atje për t’u kualifikuar”,

thotë Orges Shehi.

Skënderbeu është rikonfirmuar si skuadra më e mirë shqiptare e momentit. Kapiteni Shehi ka besim tek shokët e tij.

“Ekipi ka cilësi dhe këtë e tregoi, edhe fati na buzëqeshi me Dinamon se kishim Ajaxin dhe Fenerbahce”, shprehet Shehi.

Skënderbeu vijon me përgatitjet në Korçë për ndeshjen e parë. Klubi ka federuar së fundmi sulmuesin Sowe i cili mendohet se do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja në ndeshjen e parë ndaj Dinamos së Zagrebit që do të luhet më 17 gusht në orën 19:00 në Kroaci. TV KLAN