Orges Shehi do të jetë trajneri i Tiranës dhe për sezonin e ardhshëm. Tekniku dhe klubi kanë nënshkruar sot marrëveshjen e re.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi, ku përmes një njoftimi në mediat sociale bën me dije se tekniku ka bërë një punë të mirë dhe i është besuar drejtimi i skuadrës.

Klubi i Futbollit Tirana njofton nënshkrimin e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

Pasi mori drejtimin e ekipit në Janarin e sezonit që lamë pas, duke bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën në pak kohë, tekniku tashmë do të vijojë të qëndrojë në krye të bankinës bardheblu”, njofton klubi kryeqytetas./tvklan.al